Panorama (Albania)

Nga Kukësi në Peqin për të vjedhur, arrestohet 24- vjeçari

-

ELBASAN – Policia e Peqinit ka mundur të zbardhë një sërë vjedhjesh, ndërsa ka arrestuar një nga autorët dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë. I arrestuari është një 24vjeçar nga Kukësi, i cili përdorte një mjet të vjedhur në Lushnje për të qarkulluar dhe futur sendet e vjedhura. Dyshohet se planet ai i kryente me dy bashkëpunë­torë, të shpallur tashmë në kërkim, ku njëri prej tyre është nga Peqini. Sipas Policisë, “Në vijim të punës për parandalim­in e vjedhjeve, zbardhjen dhe vënien para përgjegjës­isë ligjore të autorëve të vjedhjeve të ndodhura më parë, specialist­ët e Komisariat­it të Policisë Peqin kanë bërë arrestimin e shtetasit I. J., 24 vjeç, banues në Has, Kukës ( i dënuar më parë për vjedhje). Ky shtetas është arrestuar në flagrancë, pasi dyshohet se në bashkëpuni­m me dy shtetas të tjerë kanë vjedhur një çiklomotor në pronësi të shtetasit B. S. Nga veprimet hetimore të kryera nga specialist­ët e Hetimit të Krimit në Komisariat­in e Policisë Peqin, dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë. Në bashkëpuni­m me njëritjetr­in dyshohet se kanë kryer vjedhje në 3 banesa në Peqin dhe mjeti që përdornin për të lëvizur kur kryenin vjedhjet, rezultoi se këta e kanë vjedhur në Lushnje, mjet i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me çiklomotor­in dhe disa sende të tjera. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentim­in e vjedhjeve të tjera, që dyshohet se i kanë kryer këto shtetas në bashkëpuni­m me njërin- tjetrin. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme. m. s

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania