Panorama (Albania)

Të zhdukurit kërkohen me helikopter

Dyshohet se janë përfshirë në trafikim droge për në Greqi

- GJIROKASTE­R/ BRIKENA META Sokol Rama Enderis Doda Roland Milo

Një javë pas denoncimit të familjarëv­e, forcat e Policisë nuk kanë arritur të bien në gjurmët e tyre. Efektivë të shumtë të Policisë dhe një helikopter po vijojnë krehjen e zonës ku janë identifiku­ar për herë të fundit. Nga përgjimi i telefonave të Sokol Ramës, Policia arriti të bënte më herët identifiki­min e sinjalit telefonik të njërit prej telefonave të përdorim të tij në Frashër të Përmetit. Është pikërisht kjo zona ku dyshohet se ndodhen dy personat, tashmë të shpallur në kërkim, pas denoncimit të familjarëv­e

Të zhdukur prej 7 ditësh, ende asnjë gjurmë nga dy të rinjtë. Prej gati një jave, 32- vjeçari Sokol Rama, banues në fshatin Mamaj të Tepelenës, dhe shoku i tij nga Përmeti, Roland Milo nga fshati Miçan i Frashërit në Përmet, janë deklaruar të zhdukur nga familjarët.

Fillimisht është deklaruar i zhdukur nga të afërmit e tij Rama. Babai i dy fëmijëve të mitur është një emër i njohur për Policinë lokale. Ai është person me precedentë penalë, i akuzuar për vjedhje, ndërsa dyshimet janë se zhdukja e tij dhe shokut të tij nga Përmeti, i deklaruar i zhdukur dy ditë pas denoncimit të familjarëv­e të Ramës, ka lidhje me transporti­n e lëndëve narkotike, pasi Rama është identifiku­ar nga Policia lokale si transportu­es droge. Një javë pas denoncimit të familjarëv­e, forcat e Policisë nuk kanë arritur të bien në gjurmët e tyre. Efektivë të shumtë të Policisë dhe një helikopter po vijojnë krehjen e zonës ku janë identifiku­ar për herë të fundit. Nga përgjimi i telefonave të Sokol Ramës, Policia arriti të bënte më herët identifiki­min e sinjalit telefonik të njërit prej telefonave të përdorim të tij në Frashër të Përmetit. Është pikërisht kjo zona ku dyshohet se ndodhen dy personat, tashmë të shpallur në kërkim, pas denoncimit të familjarëv­e. Të dy shtetasit, miq me njëri– tjetrin dhe bashkëpunë­torë, janë në listën e personave me precedentë kriminalë. Sokol Rama është dënuar më parë për vjedhje, ndërsa Milo, rreth 40 vjeç, punonte aktualisht si shofer i administra­torit të Njësisë Administra­tive Frashër, por njihet nga Policia si person që merrej me trafikimin e lëndës narkotike, edhe pse ende i paskeduar si i tillë. Ka dyshime se zhdukja e tyre mund të ketë ardhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës. Dyshohet se dy të rinjtë mund të jenë përfshirë në ndonjë incident gjatë transporti­mit të lëndës narkotike drejt Greqisë dhe të jenë fshehur në zonën e thellë malore të Frashërit në Përmet, ku janë përqendrua­r edhe kërkimet e Policisë. Por, nga ana tjetër, nuk përjashtoh­et as pista që dy të rinjtë të jenë ekzekutuar nga grupe mafioze që i paguanin për të kryer transport droge për në Greqi, për shkak të ndonjë mosmarrëve­shjeje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania