Panorama (Albania)

Vrau shokun aksidental­isht, i riu: I kërkoj falje familjes

-

PUKË – Enderis Doda, i akuzuar për vrasjen e shokut të tij, nuk ka pranuar të flasë shumë para gjykatës përveç faktit ku i kërkoi familje familjes së Petrit Bibës. 25- vjeçari Doda u dorëzua në polici dy ditë pas ngjarjes, ku Biba mbeti i vrarë me armë në fshatin Vrith të Pukës. Dy të rinjtë punonin në një hidrocentr­a që është ende në ndërtim. Doda dhe Biba jetonin në një banesë të përbashkët, ku dyshohet se ndërsa po luanin me një armëtë tipi pistoletë që e mbanin pa leje, mbeti i vdekur 30- vjeçari nga Puka. Para trupit gjykues, Doda është shprehur i shokuar për ngjarjen teksa ende nuk donte ta besonte se shoku i tij, ka ndërruar jetë. “Nuk dua ta besoj, nuk jam i gatshëm të flas për çfarë ka ndodhur. Veçse i kërkoj falje familjes”, u shpreh i riu. Ngjarja e rëndë ndodhi të premten, ku pas krimit, 25vjeçari u largua nga vendngjarj­a. Ndërsa i riu Biba, pas plagëve të marra u dërgua me urgjencë në Spitalin e Shkodrës, por nuk mundi t’i mbijetonte plagës që kishte marrë në bark. Në bazë të deklarimev­e që Doda ka dhënë në Polici, mendohet se gjithçka ka ardhur nga pakujdesia. Ai ka treguar se me viktimën kanë qenë miq të ngushtë dhe në momentin e ngjarjes kanë qenë duke luajtur me armën, e për fat të keq, është shkrepur aksidental­isht. Doda ka treguar se ata jetonin në një shtëpi të përbashkët, pasi po punonin në një hidrocentr­al që po ndërtohej në fshatin Vrith. Pas ngjarjes, Doda u fsheh në pyllin e fshatit, pasi ka deklaruar se ka qenë në gjendje të rënduar psikologji­ke e më pas, me një makinë të rastit ka shkuar në Policinë e Shkodrës, ku u vetëdorëzu­a.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania