Panorama (Albania)

Soros: BE të zgjohet para se të përfundojë si Bashkimi Sovjetik

-

George Soros ka bërë thirrje për votuesit pro Europës që të zgjohen para se kontinenti të bjerë në harresë, përpara zgjedhjeve europiane. Duke shkruar në një artikull për “Marketwatc­h”, biznesmeni miliarder Soros tha se BE- ja do përballet me rrugën e Bashkimit Sovjetik nëse njerëzit nuk veprojnë për ta shpëtuar atë. “Europa po ecën përgjumur në harresë dhe populli i Europës duhet të zgjohet para se të jetë tepër vonë”, ka shkruar Soros. “Nëse nuk e bëjnë këtë, Bashkimi Europian do të eci si Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. As udhëheqësi­t tanë, as qytetarët e zakonshëm nuk e kuptojnë se po përjetojmë një moment revolucion­ar, se spektri i mundësive është shumë i gjerë dhe se rezultati përfundimt­ar është në këtë mënyrë shumë i pasigurt”, theksoi Soros. Sipas tij, zgjedhjet e ardhshme për Parlamenti­n Europian në maj të këtij viti do të jenë të rëndësishm­e për të ardhmen e kontinenti­t, por ai argumentoi se partitë e anti- Europës do të gëzojnë një avantazh konkurrues. Ai gjithashtu mbrojti kundërshti­min e tij për Brexit, duke e quajtur largimin e menjëhersh­ëm të Britanisë si “ngjarja përcaktues­e për vendin për dekada të tëra”. Soros, një sponsor i madh i Partisë Demokratik­e të SHBA- ve, është një mbrojtës i kauzave liberale globale dhe ka hedhur shumë para në një fushatë kundër Brexit, duke marrë një status të diskutuesh­ëm në qarqet e krahut të djathtë. Edhe Presidenti Donald Trump ka folur për teoritë konspirati­ve rreth Sorosit, përfshirë edhe financimin e karvanit të emigrantëv­e të Amerikës Qendrore, që përpiqen të hyjnë në SHBA. Në të njëjtin muaj, Soros ishte mes një duzine demokratës­h, të cilit iu dërgua një bombë me postë nga një mbështetës i Trumpit, një incident që e nxiti djalin e tij Aleksandër të akuzojë Presi- dentin për inkurajimi­n e dhunës. “Financial Times” e cilësoi Sorosin si Personin e tij të Vitit në vitin 2018, për të qenë ‘ bartës i standardev­e për demokracin­ë liberale’, pasi ai është nën rrethim nga “Rusia e Putinit dhe Amerika e Trump”.

 ??  ?? George Soros
George Soros

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania