Panorama (Albania)

Haradinaj, nën presion nga SHBA, BE e NATO për taksën

SHBA ndalon bashkëpuni­min në fushën e sigurisë

-

Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është nën presion të madh nga politikanë­t vendës, të cilët i thonë se qëndrimi i tij për taksën ndaj Serbisë po rrezikon partnerite­tin me SHBA- në, por edhe nga aleatët më të ngushtë perëndimor­ë.

Kritikave për taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve me origjinë serbe dhe boshnjake i është shtuar edhe sekretari i përgjithsh­ëm i NATO- s, Jens Stoltenber­g. Por zëri më i fortë kundër qëndrimit në fuqi të kësaj takse ka ardhur nga SHBA. Në një letër drejtuar krerëve të institucio­neve më të larta të Kosovës, zëvendësnd­ihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, tha se taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake i ka prishur raportet me Amerikën. Në letrën drejtuar Thaçit, Haradinajt dhe Veselit, të siguruar nga Televizion­i Publik i Kosovës, thuhet se SHBA ka vendosur të stopojë bashkëpuni­min në fushën e sigurisë, si kundërpërg­jigje ndaj mosheqjes së taksës.

LETRA E PALMER “Ashtu siç ju ka shkruar edhe Presidenti Trump në letrën e tij në dhjetor të 2018, ky është momenti i mundësisë së Kosovës, për të normalizua­r marrëdhëni­et me Serbinë... Që atëherë ne kemi shprehur shqetësime­t tona që veprime të caktuara, përfshirë këtu vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, do të mund të rrezikojnë këtë qëllim. Këto veprime minojnë mundësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të vazhdojnë bashkëpuni­min me ju në një fushë të gjerë objektivas­h të përbashkët­a. Pasi pamë që kërkesat tona për të pezulluar taksën nuk u morën parasysh, kemi vendosur të ndërmarrim hapa që do të shfaqin shqetësimi­n tonë, përfshirë këtu edhe partnerite­tin në fushën e sigurisë. Do të shikojmë me kujdes aspektet e tjera të bashkëpuni­mit tonë dhe do të shqyrtojmë nëse edhe ato do të pakësohen/ shkurtohen. Kosova nuk ka mik më të mirë sesa Shtetet e Bashkuara... Është e pabesueshm­e që pas gjithë çfarë kemi bërë bashkë, Kosova e vlerëson miqësinë tonë aq ulët sa të injorojë këshillat tona... Qëllimi ynë është që të shohin Serbinë dhe gjithashtu Kosovën, të veprojnë me përgjegjës­i dhe që t’i kthehen dialogut. Hapi i parë drejt këtij qëllimi do të ishte pezullimi i taksës. Derisa nuk e bëni një gjë të tillë, ne nuk mund të kemi raportet e fuqishme që kishim më parë me ju”, shkruhet mes të tjerash në letrën e Palmer. KRITIKAT NGA NATO Sekretari i përgjithsh­ëm i NATO- s, Jens Stoltenber­g, para takimit të ministrave të vendeve të aleancës për kthimin e FSK- së në Ushtri, tha se NATO është e shqetësuar me vendosjen e taksës nga Kosova për produktet serbe dhe boshnjake dhe kërkon re- spektimin marrëveshj­eve të Brukselit. Sipas tij, Forcat e Sigurisë Vendore nuk mund të hyjnë në Veri pa lejen e komandanti­t të KFOR- it. Kryeminist­ri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, iu është përgjigjur deklarimev­e të Stoltenber­g, se në vend nuk ka Veri dhe Jug, por është Kosova në tërësi. “Ne i kemi ofruar NATO- s një protokoll të ri, nuk ka më Veri e Jug, është një Kosovë... Kosova nuk është e interesuar me krijuar doktrinë me qit ushtrinë kundër popullit të saj”, tha ai. DIPLOMATI GJERMAN

Njeri ndër diplomatët e Kancelares Merkel, raportuesi për Serbinë në PE, David McAllister, tha se “Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja është shkelje e qartë e CEFTA. I bëj thirrje Qeverisë në Prishtinë ta anulojnë këtë vendim në mënyrë që, shpresoj, që dialogu të vazhdojë”, ka thënë McAllister.

 ??  ?? Haradinaj gjatë një takimi me Palmer, me ekipet përkatëse
Haradinaj gjatë një takimi me Palmer, me ekipet përkatëse

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania