Panorama (Albania)

Fletarrest­e për 1100 vetë të lidhur me Gylen

-

Turqia ka urdhëruar ndalimin e 1,112 personave mbi lidhje të dyshuara me përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit në vitin 2016, sipas një burimi të Ministrisë së Brendshme turke, për CNN. Fletëarres­tet u janë lëshuar atyre personave që besohet se kanë lidhje me rrjetin e klerikut mysliman në SHBA, Fethullah Gylen, i cili akuzohet për orkestrimi­n e përpjekjes së grushtit të shtetit në vitin 2016. Bastisja që mbulon 75 qytete në të gjithë Turqinë ka nisur. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu”, 641 të dyshuar janë arrestuar tashmë dhe Policia vazhdon operacioni­n mbarëkombë­tar. Disa prej të dyshuarve akuzohen se kanë një rol aktiv në skandalin e mashtrimit të vitit 2010, mbi rezultatet e një provimi që duhej kaluar për t’u bërë inspektorë të Policisë. Të paktën 45 persona të dyshuar për marrjen e pyetjeve para provimit, thuhet se mbajnë zyra në Ankara. Turqia ka lëshuar shumë urdhra të ngjashëm që nga përpjekja e dështuar e grushtit të shtetit më 15 korrik 2016, në të cilin humbën jetën rreth 250 vetë, shumë prej të cilëve civilë turq. Më shumë se 1,400 njerëz u plagosën gjatë natës së dhunshme. Në vitin 2017, rreth 500 njerëz të akuzuar për komplot për të përmbysur qeverinë turke u shfaqën në një gjyq masiv. Sipas “Anadolu”, Gylen ishte një nga shtatë personat që ishin akuzuar formalisht në mungesë. Gulen, i cili jeton në mërgim në Pensilvani, e ka mohuar përfshirje­n në komplot. “Amnesty Internatio­nal” ka raportuar se autoritete­t turke kanë shkarkuar nga detyra rreth 130,000 njerëz brenda sektorit publik në dy vitet e fundit për lidhje me Gylen. Që nga grushti i shtetit në korrik 2016, Turqia shpalli gjendje të jashtëzako­nshme. Gjatë kësaj kohe është bërë një “pastrim masiv” në administra­të, arsim, polici dhe ushtri ndaj personave që dyshohet se janë pjesë e organizatë­s që rrezikoi pushtetin e Presidenti­t Erdogan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania