Panorama (Albania)

PSG “shfryn” Junajtidin, Zaniolo shkëlqen në Romë

Dopietë e talentit italian, Kimpembe- Mbape e bëjnë festë

-

PSG hedh një hap drejt kualifikim­it në fazën çerekfinal­e falë fitores 0- 2, ndërkohë që Roma dhe Porto lënë gjithçka të hapur me triumfin 2- 1. Spektakël, gola, emocione! Ashtu siç duhet të niste.

Liga e Kampionëve është rikthyer siç i ka hije arenës së skuadrave më të mira. PSG dhe Roma janë rikthyer në formën e tyre më të mirë në fazën e 1/ 8- ave. Pjesa e parë në "Old Traford" solli lojë, raste dhe emocione, por jo gola. Mbape & CO nuk ia dolën që të jenë të saktë në vijën sulmuese. Thuajse fotokopje edhe në mitikun tjetër të Europës, "Olimpiko". Roma dhe Porto e mbyllin pa gola 45- minutëshin e parë. Fraksioni i dytë ishte fiks për Champions. Në Angli, Kimpembe dhe Mbape shënuan dy herë në minutat 53 dhe 60. Në Itali, Zaniolo tregon edhe një herë se çfarë po rritet nga futbolli "axurr". Dzeko asiston dhe talenti italian realizon në minutat 70 dhe 76. Adrian ka ngushtuar shifrat 3 minuta më vonë, duke rihapur llogaritë për kualifikim­in. Në fund, Pogba merr të dytin karton të verdhë, edhe pse i kontestu- ar shumë nga anglezët, pasi në të vërtetë ishte një faull në dëm të tij. Francezi lë "Djajtë e kuq" me dhjetë në minutat finale, por më së shumti do të ndikojë në transfertë­n franceze.

AJAKS- REAL MADRID

Ajaks- Real Madrid, një sfidë mes dy skuadrave që kanë shkruar historinë e futbollit dhe kanë bërë epokë në këtë kompeticio­n. Nga njëra anë freskia dhe talenti i ekipit holandez dhe nga ana tjetër kampionët e afirmuar madrilenë, që kërkojnë ringritjen pas largimit të Zidanit dhe Ronaldos. Në fushën e lojës do të zbresin 17 Champions, por për momentin diferenca është e frikshme. Forca e madhe e Realit është në aspektin ekonomik. Ekipi "galaktik" arkëton 750 milionë euro në vit, ndërsa ai holandez vetëm 91 mil- ionë: një diferencë 659 milionë euro. Ka një aspekt ku Ajaksi është më përpara Realit, bëhet fjalë për shpërndarj­en e talenteve në Europë dhe aktivizime­t e tyre në skuadra të ndryshme. Ekipi spanjoll duhet të bëjë kujdes, sepse holandezët janë të motivuar dhe me besim për të gjetur lavdinë në Europë. Sot në stadiumin "Johan Krujf" ( 21: 00) do të ketë spektakël. Pavarësish­t se luhet në Holandë, madrilenët janë ekipi favorit për ta fituar këtë sfidë. Triumfi i "galaktikëv­e" kuotohet 1.9, i vendësve 3.8, ndërsa barazimi 4.2.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania