Panorama (Albania)

Dortmund e gjymtuar në Londër, pa katër titullarë ndaj Totenhemit

-

Borusia e Dortmundit do të luajë sot në Londër një nga ndeshjet më të rëndësishm­e në këtë sezon. Kryesuesit e Bundesligë­s do të përballen me Totenhemin në fazën e 1/ 8- ave të Champions- it. Por verdhezinj­të do të kushtëzohe­n nga mungesa e katër lojtarëve kryesorë në skuadër. Kapiteni Marko Rojs, sulmuesi Pako Alkaser, mbrojtësi Julian Vaigel dhe Lukas Pizçek nuk kanë udhëtuar me skuadrën për në Londër.

Që kapiteni i verdhezinj­ve do të mungonte ndaj Totenhemit kjo ishte e qartë nga të gjithë. Edhe në ndeshjen e luajtur ditën e shtunë ndaj Hofenhaimi­t në shtëpi, sulmuesi gjerman mungoi për shkak të një problemi muskulor.

Pako Alkaser vuan nga një dëmtim në shpatull dhe nuk mund të udhëtojë me skuadrën drejt Londrës. Një dëmtim ky i papritur për spanjollin. Ndërkohë, Julian Vaigel vuan nga një infeksion, ndërsa Lukas Pizçek ka probleme në shputën e këmbës.

Trajneri i Borusias, Lusien Favre, duhet të hedhë në fushë një formacion me shumë korrigjime. Mbrojtësi Zagadou mund ta nisë ndeshjen nga minuta e parë pas shumë javësh në stolin e rezervave. Por edhe kundërshta­ri do të zbresë në fushë pa disa prej lojtarëve më të mirë. Sulmuesi Heri Kejn nuk është i gatshëm pas një dëmtimi të pësuar disa javë më parë që do ta detyrojë atë të qëndrojë jashtë për disa javë. Edhe Dele Ali nuk do të jetë i gatshëm pas një problemi në kofshë.

Trajneri i verdhezinj­ve është i mendimit se ndeshja ndaj anglezëve do të jetë ndryshe nga ajo ndaj Hofenhaimi­t në kampionat. "Jemi të përqendrua­r te ndeshja e nesërme ( sotme) dhe më pas do të mendojmë për Bundesligë­n. Sigurisht që janë të ndryshme. Mungesat? Ashtu si ata, edhe ne kemi disa, por nuk kemi ardhur këtu për të folur për lojtarët që nuk do të jenë këtu", u shpreh trajneri zviceran. "Pësojmë shumë gola, por kjo nuk ka të bëjë me agresivite­tin e pakët që shfaqim në fushën e lojës. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe t'i marrim ndeshjet një nga një. Totenhemi është në vendin e tretë në Angli, kjo tregon gjithçka. DO të jetë e vështirë, por asgjë nuk është e pamundur".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania