Panorama (Albania)

Video- skandali i policit, banorët: S'duam të jetë në shërbim në zonën tonë

Mësuesit: Prindërit janë të shqetësuar, por nga pyetja e nxënësve nuk del që të jetë përndjekur apo ngacmuar asnjëra prej tyre

- SHKODER/ SENAD NIKSHIQI

Banorët në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe janë të tronditur nga video- skandali i efektivit të Policisë, Berhan Bajrakurta­j, i arrestuar prej katër ditësh me akuzën e ngacmimit seksual të një vajze 15- vjeçare.

Ata dënojnë sjelljen e tij, duke shtuar se një polic i tillë që bën gjeste të turpshme nuk mund t'u shërbejë. Por, i gjithë komuniteti në fshatin Gruemirë theksojnë se, nuk ka asnjë rast të evidentuar që mund të lidhet me videon e policit të arrestuar. Nikollë Butinaj ndërsa kërkon sqarimin e rrethanave të ngjarjes thekson se 53- vjeçari nuk mund të shërbejë më si punonjës policie në atë zonë pas gjithë kësaj dhe se sjellja e tij ka dëmtuar të gjithë imazhin e Policisë së Shtetit. "Më parë unë e kam njohur si person korrekt dhe që sillej mirë me komuniteti­n këtu. Nuk e di sa e vërtetë është ajo video apo se si është e vërteta në tërësi, por nga sa kam parë, ato gjeste nuk i takojnë sjelljes së një polici. Patjetër që unë e dënoj si rast dhe se nuk duhej ta bënte asnjëherë. Një polic them se duhet që të jetë shembull për të gjithë komuniteti­n dhe jo të sillet në atë mënyrë. Në fakt, ne jemi shokuar kur e kemi parë videon dhe denoncimin ndaj tij. Normalisht që kjo ngjarje ndikon edhe për komuniteti­n këtu dhe për shumëkënd mund të ketë sjellë shqetësime. Berhan Bajrakurta­j nuk mund të shërbejë më si polic në zonën tonë për komuniteti­n pas asaj që ka ndodhur. Është e papranuesh­me. Shpresoj që të hetohet plotësisht si ngjarje dhe të dalë e vërteta. Kjo që ka ndodhur ul edhe imazhin e Policisë së Shtetit", thotë qytetari. Një tjetër banor i Gruemirës, Selima Canaj dënon gjestet e policit Berhan Bajrakurta­j dhe, sipas tij, presupuzoh­et se policët duhet që të orientojnë komuniteti­n drejt vlerave dhe jo të bëjnë gjeste të turpshme. Ai shton se tani, prindërit ndjehen me të drejtë të frikësuar kur shohin të tilla skena. "Një polici, aq më tepër në moshën që ka ai, nuk i shkojnë aspak gjeste të tilla. Nuk e di sa e vërteta është e gjithë ajo, por nëse rezulton siç thu- het, atëherë do të ishte një problem i madh për policin. Policët janë me shkollë të lartë dhe nuk janë njerëz të pashkollua­r apo të papërgatit­ur nuk duhet që të ndodh. Kur hapet ky lloj paniku, normalisht që prindërit mund të kenë frikë dhe mund të ndjehen të rrezikuar për fëmijët e tyre. Ka ikur koha kur fëmijët e rritur them përcillesh­in apo ruheshin si dikur. Ne e pritën duarhapur demokracin­ë, por mesa duket jemi gabuar. Komuniteti patjetër që pas kësaj ngjarjeje është i shqetësuar, por shpresoj që të dalë e vërteta. Këto ngjarje nuk ndikojnë aspak për mirë dhe duhet që të jenë sa më të pakta", shprehet banori.

 ??  ?? Shkolla në Gruemirë
Shkolla në Gruemirë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania