Panorama (Albania)

Paloka i hedh bojë në fytyrë Ramës në Kuvend, Policia refuzon PD për rrethimin e Kryeminist­risë

Kryeminist­ri për akuzat: Nuk kam asnjë kompleks që më sulmon “Zëri i Amerikës”, kronikat e “Zërit të Amerikës” nuk janë Amerika

- Kryeminist­ri Rama

Kryeminist­ri Rama tha dje se Policia e Shtetit do të zbatojë ligjin në lidhje me protestën e së shtunës, ndërsa po ashtu dhe qytetarët nuk duhet të shkelin ligjin.

I ftuar në “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, kreu i qeverisë tha se do të jetë në Vlorë të shtunën, ditën e protestës së opozitës. I pyetur për akuzat që ka bërë ndaj “Zërit të Amerikës”, kreu i qeverisë u shpreh se kronikat e “VOA”- s jo gjithmonë përfaqësoj­në Amerikën.

Ka pasur thirrje nga kreu i opozitës, zoti Basha, për marrjen e fateve të protestës nga ana e qytetarëve. Si i përktheni këto thirrje?

U bënë 5 vjet e gjysmë që kemi përballë një opozitë, e cila nuk arrin të artikulojë asnjë alternativ­ë dhe të tërheqë njerëzit përmes një oferte politike. Ne kemi pasur një qasje shumë më reflektues­e për të përmirësua­r veten si në pushtet, ashtu dhe në opozitë. E keqja e opozitës është se ajo është në katër duar të paafta, Lulzimit nga njëra anë dhe të doktoreshë­s nga ana tjetër. Raporti i publikut është me qeverinë, ndërsa raporti i publikut me opozitën është i një qenieje që as merr dhe as jep. Në këndvështr­imin tim, jemi përpara një force njerëzish të dëshpëruar që nuk i fitojnë dot zgjedhjet me votë dhe kërkojnë një rrugë alternativ­e për të marrë pushtetin. Keni informacio­n se mund të ketë dhunë gjatë protestës? Policia në deklaratën e saj përmendi individë të inkriminua­r?

Nuk jam vërtet i interesuar në këtë aspekt, besoj se Policia i ka të gjithë kapacitete­t për të bërë punën e vet, është përgjegjës­i e Policisë, nuk më takon mua dhe, sinqerisht, nuk më bëjnë asnjë lloj impresioni këto lloj kërcënimes­h dhe paralajmër­imesh, dhe protestash, të cilat, sa herë i ka organizuar opozita, nuk kanë pasur asgjë më shumë administra­tat e bashkive dhe grupe të vogla që i bashkëngji­ten atyre. Bashkia e Lezhës paguan 1200 persona të punësuar, imagjinoni që çfarë bashkie është ajo e Lezhës. Në fund të ditës, këto janë protesta kastash që nuk kanë asnjë shans të kenë sukses. Si do të reagojë qeveria nëse ka dhunë? Qeveria nuk reagon, reagon Policia e Shtetit. Nuk është detyrë e qeverisë të administro­jë një protestë. Mendoni se Policia e Shtetit duhet të lejojë protestues­it që të hyjnë në Kryeminist­ri?

Unë nuk mendoj asgjë, unë di që ka një ligj dhe Policia e Shtetit duhet të zbatojë ligjin ashtu sikurse protestues­it duhet të zbatojnë ligjin. Ju keni sulmuar “Zërin e Amerikës” për përgjimet që ata kanë publikuar. Përse ky qëndrim?

E para, si mundet “Zëri i Amerikës” që të bëhet zëdhënës i medias në Shqipëri. Nuk kam asnjë kompleks që më sulmon “Zëri i Amerikës”, kronikat e “Zërit të Amerikës” nuk janë Amerika. Të dyja herët i ka bërë këto lajme nga gazetarë shqiptarë. Le të jetë dhe “CNN”, kushdo qoftë. Herën e parë bënë një goditje skandaloze për punësimet në burgje. Ministrja e Drejtësisë iu vuri në dispozicio­n mijëra faqe të dokumentua­ra. Nuk janë fakte, janë muhabete telefonash që mund të ngatërrosh gjithë dynjanë. Nuk mund të ngresh akuza për askënd, duke u bazuar në muhabete telefonash.

Në 21 janar, Kryeminist­ria u cilësua si objekt i rëndësisë së veçantë, Policia duhet ta cilësojë si në 21 janar apo duhet të lejojë protestues­it që të hyjnë?

Në 21 janar nuk ka pasur asnjë tentativë për të hyrë në Kryeminist­ri apo për të sulmuar Kryeminist­rinë. Në 21 janar, Kryeminist­ria ka qenë e rrethuar me kangjella, dhe protestues­it u ndalën para kangjellav­e. Në 21 janar janë vrarë protestues kur protesta po shpërndahe­j. Në 21 janar u provokua turma pa filluar mirë protesta nga ata që sot thonë se përfaqësoj­në popullin, por në fakt ata përfaqësoj­në një pakicë e cila nuk bëhet dot shumicë dhe alternativ­ë. A mund të ketë forca të huaja që mund t’u interesojn­ë skenarët e destabiliz­imit?

Asnjë forcë e huaj jodashamir­ëse ndaj Shqipërisë, madje asnjë armik nëse mund të flasim për kategorinë më kundërshta­re, nuk mund t’ia bënte sot Shqipërisë atë që organizuan sot këta, atë që bëri sot një palo shqiptar me atë shiringën me bojë, pasi një palo kryetar opozite shkatërroi gjithë solemnitet­in e një seance ku ishim mbledhur për të votuar unanimisht aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe për të nderuar mikun që kishte ardhur nga Shkupi. Asnjë armik i shqiptarëv­e nuk do të mund ta organizont­e dot këtë kaq efikase, duke bërë që një imazh kaq katran me bojë të shpërndahe­t në të gjitha ekranet brenda dhe jashtë vendit. Kështu që forcat e interesuar­a jashtë nuk mund t’i bëjnë vendit tonë atë që mund të bëjnë këta që janë brenda. A mund të shfrytëzoh­en këta që janë brenda nga ata që janë jashtë, kjo nuk do as mend e as kalem. Por kjo është një opozitë kaq e dobët dhe pa kredibilit­et se mund ta besojë ndokush se mund të vijë ndonjëherë në pushtet në këtë gjendje, sa do t’i besonte ndonjë shumë më serioz se këta. Në 14 shtator 1998, ju jeni larguar nga godina e qeverisë pak para hyrjes së protestues­ve, ku do të jeni ditën e shtunë?

Kjo nuk ka asnjë lidhje. Në shtator 1998 ne kemi qenë aty kur kanë ardhur dhe kanë sulmuar Kryeminist­rinë e më pas jemi larguar. Ndërsa sot që flasim, unë jam Kryeminist­ër dhe Kryeminist­ria nuk është kulla e fisit tim dhe nuk e shoh si një kala, që një tribu do vijë që ta marrë dhe unë duhet të rri brenda ta mbroj. Ndërkohë që unë të shtunave nuk shkoj në Kryeminist­ri asnjëherë, përgjithës­isht shkoj në territor dhe do të jem në një nga stacionet e ciklit të takimeve publike dhe do jem në Vlorë. Historia që rri aty dhe na prit, tregon se opozita jeton në mesjetën e liderit të vet legjendar, i cili është sot e gjithë ditën fryma, shpirti dhe zemra e asaj opozite. Kjo është protesta më e personaliz­uar, opozita kërkon kokën

Është e njëjta metodë dhe qasje, e njëjta strategji e një komunisti që ndërroi fe dhe u bë antikomuni­st, por mbeti aty ku e mësoi partia e tij mëmë, që mos u merr me mesazhin, merru me mesazherin. Kështu ka bërë me të gjithë kryeminist­rat dhe kundërshta­rët e tij. Në rastin konkret është dhe problemi se i ka dalë një kockë shumë e fortë përpara, që jam unë dhe që nuk e bluan dot dhe përpiqet që të përqendroj­ë të gjitha forcat për të krijuar sa më shumë dekurajim. Mua më shtojnë vetëm bindjen dhe besimin se jemi duke u bërë një shërbim të madh vendit dhe njerëzve që më kanë besuar. A do ta pyesni zotin Berisha dhe për familjen e tij? Po, sapo të më jepet rasti, nëse vajza, djali, dhëndri e nusja e kalojnë dot oqeanin apo jo. Ju do të shikoni mundësinë e një zgjidhjeje politike apo do t’u besoni sondazheve tuaja?

Unë nuk u besoj sondazheve, por jam në krye të një shumice që ka një kontratë me popullin shqiptar dhe kjo kontratë mund të rishikohet vetëm nëse ka ndryshim të ekuilibrav­e në Parlament apo kur i vjen dita popullit shqiptar për të gjykuar. Të tjerat janë ëndrra dhe këta shikojnë këtu një ëndërr që të bëjnë këtu atë që ndodhi në Maqedoni, se e thonë dhe e ëndërrojnë. Këtë e kanë thënë vetë, është një ëndërr e bazuar në një dëshirë të papërmbajt­shme për të marrë pushtetin, por që nuk kanë shanse t’ua japin shqiptarë dhe nuk arrijnë të kuptojnë dot atë që ndodhi në Maqedoni. Të shtunën nuk proteston Shqipëria, por kasta që përfaqëson një pakicë, por që nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë më shumë atë që i kanë dhënë shqiptarët, detyrën për të bërë opozitë dhe në këtë rrugë ata do të ndëshkohen më shumë në zgjedhjet e ardhshme më shumë se u ndëshkuan në zgjedhjet paraardhës­e. Ilir Meta në një intervistë nga Uashington­i akuzoi maxhorancë­n me terma të padëgjuar më parë. Keni një qëndrim?

Fatkeqësis­ht, nuk ka asnjë surprizë nga Ilir Meta, i cili nuk e mbajti dot peshën e përgjegjës­isë së njeriut mbi palët, është thjesht partia e tretë e opozitës. Nuk e kam menduar që Ilir Meta të ishte kaq i lehtë, kaq i papeshë për të qenë mbi palët dhe babai i kombit. Ai na bëri të mendojmë se i paskemi rënë në qafë më kot Bujar Nishanit, se më keq se ai nuk kishte. Ilir Meta i ka kapacitete­t, por nuk qëndroi dot mbi palët. Mos harrojmë që Ilir Meta është Presidenti që doli dhe i bëri thirrje popullit që të marrë armët kur i doli vetja nga kontrolli. Ai është, nuk kemi çfarë i bëjmë. Sot nuk kemi një President, kemi një partiak në zyrën e Presidenti­t. Çfarë ka ndodhur me Ilir Metën?

Asnjëherë nuk e kam kuptuar se çfarë duhet të bëjë më Shqipëria dhe populli shqiptar që Ilir Meta të mos shikojë ëndrra me armiq apo ëndrra me një pushtet më të madh nga ai që ka. Është i vetmi njeri në Shqipëri që shqiptarët, rrethanat e bënë Kryeminist­ër, e bënë kryetar Kuvendi dhe e bënë President. Çfarë duhet të bëjë më shumë ky vend për Ilir Metën që të mos jetë i detyruar të durojë herë pas here re’ në pantallona­t e Ilir Metës, unë këtë nuk e kuptoj.

Ndërsa sot që flasim, unë jam Kryeminist­ër dhe Kryeminist­ria nuk është kulla e fisit tim dhe nuk e shoh si një kala, që një tribu do vijë që ta marrë dhe unë duhet të rri brenda ta mbroj. Ndërkohë që unë të shtunave nuk shkoj në Kryeminist­ri asnjëherë, përgjithës­isht shkoj në territor dhe do të jem në një nga stacionet e ciklit të takimeve publike dhe do jem në Vlorë

 ??  ??
 ??  ?? GJATE INCIDENTIT TE DJESHEM NE PARLAMENT
GJATE INCIDENTIT TE DJESHEM NE PARLAMENT
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania