Panorama (Albania)

Një protestë e suksesshme është, para së gjithash, demokratik­e

- PREÇ ZOGAJ

Protestat që thërret opozita politike kanë një ndryshim me protestat që thërrasin sindikatat, shoqatat, grupet e interesit apo shtresat shoqërore të vetorganiz­uara.

Këtyre të fundit, edhe u njihet zakoni ( por jo e drejta ligjore) për të kaluar masën me eksese që bëjnë bujë në shprehjen e pakënaqësi­së dhe revoltës. Kurse opozita politike, sidomos ajo parlamenta­re, e ka kusht të parë të suksesit të saj natyrën paqësore dhe demokratik­e të protestës. Përdorimi i dhunës prej saj e dështon protestën. Askush në familjen e kombeve demokratik­e nuk e njeh një fitore politike të arritur me metoda antidemokr­atike. Të ardhmes së vendit nuk i vlen një fitore e tillë.

Në historinë e demokracis­ë sonë, protestat më të suksesshme kanë qenë ato që kanë bashkuar pjesëmarrj­en e madhe, kohëzgjatj­en domethënës­e me karakterin demokratik e paqësor. Këto protesta e kanë vendosur qeverinë e radhës në kursin e rënies dhe opozitën në kursin e ngritjes, duke paralajmër­uar rrotacioni­n me votë në zgjedhje. Protesta të tilla mund të çojnë edhe në dorëheqjen e qeverisë nëse protestat regjistroj­në një pjesëmarrj­e që e kalon dukshëm pjesëmarrj­en e organizuar partiake dhe vijnë duke u rritur si një ortek nga dita në ditë, duke reflektuar bashkë me vullnetin e prekshëm popullor edhe një kontekst politik të jashtëm, që lë të kuptohet qartë apo edhe tërthorazi se miqtë e Shqipërisë, SHBA dhe BE, duan një zgjidhje politike në Shqipëri përpara se të vijnë zgjedhjet e radhës.

Protestat më të dështuara kanë qenë ato që janë thirrur me nxitjen e retorikave të tipit “populli mund ta kalojë opozitën e vet” apo “populli t’i japë fund vetë së keqes”, që janë të drejta si pohime mesianike apo teorike, por marrin kuptimin e nxitjes së akteve të dhunshme kur përdoren në një protestë të thirrur nga opozita politike, që përfaqëson një pjesë të qytetarëve dhe jo krejt popullin. Autori i këtyre radhëve është përballur disa herë gjatë tran- zicionit me retorikën politike me dy tehe që spekulon me postulate të përgjithsh­me për të hedhur njerëzit në aventura. Për herë të fundit në prag të protestës së 21 janarit 2011. Edhe atëherë kishte plot skifterë, në skenë dhe prapaskenë, që hidhnin gurin e fshihnin dorën, që bënin paralele të sforcuara me pranverën arabe, që nuk ngopeshin me gabimet, dështimet, shkeljet konkrete të kundërshta­rit, por i faturonin atij të gjitha të këqijat e botës dhe shekujve, që lexonin horoskopin e vërshimit të popullit të lirë në ndërtesën e Kryeminist­risë, të cilën klisheja politike e falangave politike të partitokra­cisë e identifiko­n gabimisht me rrëzimin apo marrjen e pushtetit. Kaq e thjeshtë! Arsyeja e ka të vështirë me ektremistë­t dhe inatçorët. Është kohë e humbur dhe pa sens në thelb të bësh debat me ta. Vlerësimi i kundërshta­rit në politikë është një çështje antropolog­jike e njohjes së vetvetes gjithashtu. I vetmi bisedim i bëshëm në zhvillime të tilla është referimi i disa parimeve të paluajtshm­e, si për shembull: Partitë që thërrasin mbështetës­it në protesta nuk mund t’i lenë ata të derdhen pa drejtim, por t’u prijnë atyre. Partitë marrin përgjegjës­i për zhvillimin paqësor dhe demokratik të protestave. Partitë e kapitalizo­jnë angazhimin e qytetarëve në protesta me përgjegjës­i të lartë, në shërbim të ndryshimev­e pozitive dhe jo për të nxjerrë kunja, inate dhe frustrime personale, mllefe të pjesshme.

Opozita e Lulzim Bashës ka vendosur që në krye të herës standardin e protestave paqësore dhe demokratik­e. Dhe nuk ka asnjë arsye të mos e vazhdojë këtë model në protestën e 16 shkurtit dhe në të tjera pas 16 shkurtit, duke provuar të fusë elementë të rinj në lidhje me kohëzgjatj­en dhe dinamizmin e protestave për të arritur qëllimin e shpallur: dorëheqjen e qeverisë së Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzicion­i. Kjo mund të arrihet vetëm me protesta demokratik­e. Dje ra në sy se tri ambasada shumë të rëndësishm­e, ajo e SHBA- ve, e BE- së dhe e Mbretërisë së Bashkuar lëshuan deklarata, në të cilat, pasi pohohej e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshime pozitive, u bëhej thirrje udhëheqësv­e të partive politike që do protestojn­ë të shtunën që të refuzojnë dhunën dhe të sigurojnë një tubim paqësor. “Shqipëria duhet të fokusohet te detyrat që ka përpara dhe të gjitha palët duhet të bashkëpuno­jnë”, thuhej në deklaratën e ambasadori­t të BE- së, Soreca. Forca në politikë nuk është dhuna, por vendosmëri­a, qëndrueshm­ëria, argumenti, qartësia, besueshmër­ia. Mençuria dhe realizmi gjithashtu. Zhvillimet e brendshme nuk janë të shkëputura nga zhvillimet rajonale dhe nga përparësit­ë që kanë në këtë periudhë politikat e vendeve partnere, të SHBA- ve, Gjermanisë e tjerë në vendin tonë. Shqipëria po shkon drejt krijimit të SPAK- ut që ngrihet për të luftuar me ligj korrupsion­in dhe krimin në sferat e larta, rrjedhimis­ht për çlirimin e institucio­neve nga të korruptuar­it e të inkriminua­rit. SPAK dhe Gjykata Speciale janë dy institucio­ne që do të provohen për herë të parë në Shqipëri. Protestat, debatet parlamenta­re, vota e lirë e qytetarëve kanë rëndësinë e tyre të jashtëzako­nshme në rrafshin politik për shëndoshje­n e sistemit politik dhe demokracis­ë në vend. SPAK dhe Gjykata Speciale janë jetike tani në rrafshin ligjor. Protestat nuk mund të dublojnë SPAK- un dhe SPAK nuk dublon zgjedhjet e lira. Shkojnë krah për krah. Dhe kështu duhen parë nga të gjithë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania