Panorama (Albania)

Lidhje intime me kunatin, vritet me tre plumba dhe hidhet në shkurre 49- vjeçarja

Në vitin 2008, Lirie Xhepa bëri kallëzim të rremë sikur ra nga shkallët, sepse Dashamir Xhepa i kërcënoi me armë djalin

- ETLEVA DELIA

Vrasja e 49- vjeçares Lirie Xhepa, në formën siç e rrëfyen dje në Polici dhjetëra dëshmitarë, duket si një krim i paralajmër­uar.

Ndonëse ajo nuk e kishte adresuar asnjëherë në Polici dhunën dhe kërcënimet që kishte marrë nga kunati i saj Dashamir Xhepa, me të cilin sipas të gjitha të dhënave kishte një lidhje intime, duket se vazhdimish­t ka jetuar me frikë. E frikësuar nga vëllai i burrit të saj të ndjerë, që vazhdimish­t kishte ushtruar dhunë ndaj saj, por edhe nga djemtë e vet se mos e merrnin vesh lidhjen e fshehtë. Madje, vitin e kaluar ajo ishte ankuar dy herë te një punonjës policie, duke i thënë se donte t’i jepte fund kësaj lidhjeje, pasi dhunohej sistematik­isht nga kunati. Megjithatë, ajo nuk kishte pranuar që të bënte kallëzim kundër tij, edhe nga frika e ndonjë hakmarrjej­e të mundshme, por edhe nga turpi. Banorët e zonës ku ndodhi ngjarja, disa prej të cilëve janë marrë në pyetje dje në Polici, janë shprehur se të gjithë ishin në dijeni të lidhjes intime. Madje edhe të dhunës së vazhdueshm­e që ushtrohej ndaj 49- vjeçares, por askush nuk fliste. Madje, asnjëri nuk e kishte marrë mundimin që t’i telefonont­e një herë të vetme Policisë.

HISTORIA Gjithçka duket se ka nisur në vitin 2008. Pak kohë pasi bashkëshor­ti i viktimës, Bujar Xhepa, ishte ndarë nga jeta nga një sëmundje e rëndë. Ajo mbeti e ve në një moshë të re dhe u detyrua të rriste e vetme 4 djemtë që mbetën jetimë, ku më i madhi sot s’i ka mbushur ende 30 vjeç. E papunë, duke punuar gjithë jetën në blegtori, prej dy muajsh ajo kishte filluar punë në një fabrikë këpucësh e çantash në Kombinat. Ndërsa atëherë kur kishte më shumë nevojë për mbështetje, 11 vite më parë, u përball me probleme e dhunë të vazhdueshm­e nga kunati i saj Dashamir Xhepa. Burime nga Policia thanë se në vitin 2008 ajo u paraqit me dëmtime të shumta fizike në spital, por kur u mor në pyetje, deklaroi se kishte rënë nga shkallët. Por gjithçka u zbulua pasi inspektori i zonës zbuloi një gëzhojë armë zjarri pranë shtëpisë së saj. Më pas, ajo pranoi se shkaktar i dhunës së ashpër ishte kunati, Dashamir Xhepa.

KONFLIKTI Për një konflikt pronësie, pas vdekjes së burrit, kunati e kishte rrahur, madje edhe kërcënuar me jetën e djalit. Në fund kishte nxjerrë armën, duke ia drejtuar nipit të tij dhe kishte qëlluar në ajër. Nuk dihet ende me saktësi, se kur ka filluar lidhja intime e saj me kunatin dhe a ka qenë e detyruar ajo pas këtij momenti për të pranuar kushtet e tij që të mos kishin më konflikte. Megjithatë, dëshmitarë­t thanë se prej një kohe të gjatë kanë qenë në dijeni të lidhjes, madje edhe të dhunës. Policia nuk e gjeti në shtëpi Dashamir Xhepën, i cili tashmë është shpallur në kërkim ai autor i vrasjes së 49- vjeçares. Ai ishte beqar dhe jetonte i ndarë nga vëllezërit e tjerë. Ndërsa, sipas Policisë, kishte qenë i proceduar më parë, kur në vitin 2008 u mësua se kishte dhunuar kunatën.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Dashamir Xhepa, kunati i viktimës, i dyshuar për vrasjen
Dashamir Xhepa, kunati i viktimës, i dyshuar për vrasjen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania