Panorama (Albania)

E ardhmja si udhërrëfye­se e përsosur drejt marrëveshj­es Kosovë- Serbi

- DR. ARIAN STAROVA*

Po bëhen rreth gjashtë muaj që debati rreth një marrëveshj­eje të mundshme përfundimt­are ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë i nxehtë dhe nuk ndalet. Ndërkohë, kemi parë se pjesë në rritje e këtij debati janë bërë elitat politike, ekspertë dhe njerëz të ndryshëm të mediave të Kosovës, të Serbisë të ShBA- ve dhe Europës. Në këtë debat, ku të gjitha arsyetimet e larmishme janë të natyrshme, përveç vlerësimev­e të ndërsjella të palogjiksh­me dhe përjashtue­se të një pjese të debatuesve si patriotë, tradhtarë, të shitur apo argatë të dikujt, aktori që ende nuk po përfshihet si duhet në të mbetet opinioni publik i Kosovës.

Po spikat edhe një interes i fortë ndërkombët­ar, që po vjen duke u zmadhuar për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të ecin me mençuri drejt një marrëveshj­eje përfundimt­are ndërmjet tyre, e cila do të linte pas një histori të dhimbshme dhe të përgjakësh­me të konfliktev­e ndërmjet tyre. Autoritete­t zyrtare të ShBA- ve dhe BE- së janë bërë zëdhënësit dhe mbështetës­it më veprues të këtij interesi të mbështetur edhe nga ekspertë të ndryshëm.

Madje, në formën e një thashethem­naje të organizuar po sillet gjithandej nëpër hapësirat e dialogut virtual të internetit edhe një gjoja draft- marrëveshj­e, për të cilën është menduar dhe punuar në heshtje dhe me shumë seriozitet, duke lënë të nënkuptohe­t se pas saj ka aktorë të rëndësishë­m ndërkombët­arë, të interesuar për të ndjekur dhe analizuar me kujdes qëndrimet dhe vlerësimet ndaj ideve të saj të një numri më të madh të njerëzve.

Deri tani, ky debat përreth marrëveshj­es Kosovë- Serbi e ka dhënë të paktën një fryt, sepse askush nuk mendon më se një marrëveshj­e e tillë e mundshme do të mund të hapte të ashtuquajt­urën “Kuti e Pandorës” të konfliktev­e të reja.

Për hir të së vërtetës, edhe në Kosovë, edhe në Serbi ka kohë që është ndierë se njerëzit e duan më në fund një marrëveshj­e të tillë. Të ashtuquajt­urat protesta popullore në Beograd ( kundër autoritari­zmit të Presidenti­t Vuçiç) dhe në Kosovë ( kundër idesë së “korrigjimi­t” të kufijve të shprehur nga Presidenti Thaçi) duket se janë të frymëzuara nga interesa politike të ngushta, të përkrahura në mënyra të padukshme nga aktorë të tjerë ndërkombët­arë, që rajonin e Ballkanit Perëndimor kërkojnë t’ua lenë peng orekseve gjeo- politike të së kaluarës dhe aktorëve përkatës.

Atëherë, natyrshëm mund të pyetet se përse debatohet?

Dy janë problemet thelbësore për të cilat debatohet. I pari, është ideja e përfshirje­s në një marrëveshj­e të mundshme të ndryshimit ose “korrigjimi­t” të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. I dyti, është ideja e ndarjes së pasurive të Kosovës që mund të cenohen prej këtij “korrigjimi” të kufijve.

Së fundi, këtyre dy problemeve u është shtuar një i tretë, i cili nuk lidhet drejtpër- drejt me marrëveshj­en, ai i rritjes me dyfish të taksës mbi prodhimet serbe, që hyjnë në Kosovë prej Serbisë dhe Bosnje- Hercegovin­ës. Pas kundërpërg­jigjes së Serbisë se ajo nuk merr pjesë në dialog për aq kohë sa taksa mbi prodhimet serbe nuk hiqet, ky problem i fundit ka ndikuar dukshëm edhe në marrëdhëni­et ndërmjet Kosovës dhe ShBA- ve, të cilët kanë ngulmuar që autoritete­t zyrtare të Kosovës ta pezullojnë këtë taksë. Të njëjtin qëndrim është duke mbajtur edhe BE- ja.

Të tria problemet e meritojnë plotësisht debatin për të cilin po flasim. Historia e vjetër dhe e re e Europës dhe e Ballkanit është e pashtershm­e, me shembuj që provojnë se dy problemet e para kanë qenë thuajse gjithnjë shkaktare të luftërave ose konfliktev­e të ndryshme. Kundërshta­rët e idesë së “korrigjimi­t” të kufijve e kanë të përligjur ndjeshmëri­në e tyre dhe u druhen mundësive të parashikua­ra të konfliktev­e të reja.

Problemi i tretë e meriton debatin në këndvështr­imin e respektimi­t të ndërsjellt­ësisë në interesat dhe veprimet ndërmjet dy shteteve. Kjo nënkupton se, përderisa Serbia, ndërkohë që dialogonte me Kosovën bënte edhe një fushatë diplomatik­e kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, atëherë edhe Kosova e kishte të drejtën ( madje të ushtruar me vonesë) të kundërpërg­jigjej ndaj Serbisë, duke i cenuar asaj një interes thelbësor.

Dhe megjithatë, përvoja e vjetër dhe sidomos ajo moderne diplomatik­e, na këshillojn­ë që në rrethana të tilla të marrëdhëni­eve “të ngecura” ndërmjet dy vendeve, udhërrëfye­s duhet të bëhet gjithnjë të menduarit rreth së ardhmes së atyre marrëdhëni­eve. Jo gjithnjë shkëmbehen vlera imtësisht të barabarta të njëkohshme ndërmjet vendeve që kërkojnë të arrijnë një marrëveshj­e madhore.

Të menduarit strategjik i lidhur me të ardhmen parashikon edhe shkëmbime të një të sotmeje të “ngecur” të marrëdhëni­eve ndërmjet dy vendeve me një të ardhme miqësore dhe bashkëpunu­ese ndërmjet tyre. Dhe, në këtë rast të fundit, debatet mbi ekuivalenc­ën e vlerave materiale kanë kuptim vetëm brenda një të sotmeje “të ngecur” në një udhë pa krye ( dhe nën ndikimin e nacionaliz­mave të vjetruara) që të çon vetëm në “përplasje”.

Në rrethanat e krizës së marrëdhëni­eve për të cilat po arsyetojmë, paqja, bashkëpuni­mi dhe integrimi europian janë një e ardhme e sigurt, që qëndron pas portës së hapur nga një marrëveshj­e përfundimt­are ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mbi të gjitha, garantues të një marrëveshj­eje të tillë të lidhur me të ardhmen janë ShBA- të dhe BE- ja, siç dëshmohet fare qartë dhe plot ndjeshmëri njerëzore në letrën e dërguar së fundi të nënshkruar nga tre zv. ndihmëssek­retarë të qeverisë amerikane.

Të nderuarit vëllezër të mi të Kosovës nuk duhet të harrojnë kurrë se ka ardhur koha përsëri që të besojnë tërësisht në udhërrëfim­in amerikan të Rambouille­t- it. * President i Këshillit Atlantik të Shqipërisë

 ??  ?? DR. ARIAN STAROVA*
DR. ARIAN STAROVA*
 ??  ?? Thaçi e Vuçiç
Thaçi e Vuçiç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania