Panorama (Albania)

Lista, shefat e rinj të shërbimeve në QSUT

Treçereku i krerëve nuk ndryshon, vetëm tetë shefa të rinj

-

Ministria e Shëndetësi­së dhe ajo e Arsimit kanë firmosur emrat e rinj, që do të drejtojnë 32 shërbimet që ofrohen në Qendrën Spitalore Universita­re “Nënë Tereza”.

Pas më shumë se dy muajsh është bërë publike lista e garës së re të zhvilluar që në nëntor të 2018- ës, por me emra të vjetër. Treçereku i krerëve duket se kanë “zënë rrënjë” në shërbimet përkatëse. Pas tetë vitesh, 24 mjekë do të vijojnë të jenë drejtues shërbimi në QSUT. Kjo është e para gjë që vihet re nga lista fituese ( përbri shkrimit), e cila nuk është e plotë për shkak të mosmarrëve­shjeve të hasura në konkurs mes mjekëve. Për nëntë raste, zgjidhjen do ta japë Gjykata Administra­tive.

Në fakt, e gjithë procedura për përzgjedhj­en e shefave të rinj ka ngjallur jo pak kënaqësi në radhët e mjekëve, të cilët ankohen për një garë fiktive dhe pa transparen­cë. Shumica e emrave në listë drejtojnë shërbimet përkatëse që prej vitit 2011, kur u përzgjodhë­n për të parën herë. Atyre u kishte mbaruar afati që në 2016- ën, por konkursi për caktimin e të rinjve, i cili rezultoi veçse një “refresh” i vogël, nuk u mbajt për dy vite rresht, duke e çuar shërbimin e tyre për një afat 8- vjeçar. Prej dy muajsh që nga organizimi i konkursit, shefat aktualë ushtronin veprimtari­në e tyre në paligjshmë­ri. Ngërçi mësohet të ketë qenë ministrja e Arsimit, Besa Shahini, pasi ajo e shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, kishte kohë që kishte firmosur listën e të zgjedhurve. Por ngërçi nuk ka qenë vetëm në tryezën e ministres Shahini. Seancat gjyqësore duket se do të pasojnë njëra- tjetrën, pasi Komisioni për Vlerësimin e kandidatëv­e mësohet të ketë përzgjedhu­r fitues kandidatë pa diplomën e shërbimit përkatës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania