Panorama (Albania)

Dëshmia e policit: Videot m’i vodhën nga telefoni në servis

“Pak ditë para publikimit të pamjeve, telefonin e dërgova në një servis. S’kam ngacmuar seksualish­t asnjë vajzë minorene”

- SHKODER/

“Nuk di ta përdor shumë mirë telefonin, besoj që dikush ma ka vjedhur videon dhe e ka publikuar në media online”.

Këtë ka deklaruar polici i arrestuar për ngacmim seksual, Berhan Bajrakurta­j. 53- vjeçari nuk e ka pranuar akuzën e ngacmimit të një vajze minorene, por pavarësish­t kësaj, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditë. Vendimi u mor pas kërkesës së prokurorit Vat Staka për kryerjen e akt- ekspertimi­t të telefonit të efektivit të Malësisë së Madhe. Gjykata shpalli dhe moskompete­ncë për këtë çështje, duke ia kaluar për shqyrtim Gjykatës për të mitur, duke bërë që automatiki­sht të mbetet në fuqi kërkesa e prokurorit për masë sigurie “burg me afat”. Në sallën e gjyqit, Berhan Bajrakurta­j ka mohuar akuzën për ngacmim seksual ndaj një vajze 15- vjeçare, duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes. Polici, gjithashtu babai i katër fëmijëve, ka deklaruar se ai ka qenë në shtëpi kur ka regjistrua­r videon që më pas u publikua në media dhe se materialin filmik nuk ia ka dërguar askujt. Lidhur me faktin se si kanë dalë në publik këto pamje, 53- vjeçari ka thënë se disa ditë para kësaj ngjarjeje, e kishte dërguar celularin e tij në një servis për ta rregulluar. Por pavarësish­t se i kishte vendosur kod, ai dyshohet se mund t’i kenë kopjuar videot që kishte të ruajtura. Por, kjo mbetet në kuadër të dyshi- meve të tij, pasi i pyetur se kush mund ta ketë publikuar videon, Bajrakurta­j thotë se nuk e ka idenë as se si ka dalë nga celulari i tij, por mohon kategoriki­sht se ka ngacmuar seksualish­t ndonjë të mitur. Këtë akuzë që i bëhet dhe që rëndon mbi të, Bajrakurta­j e ka quajtur një shpifje të rëndë ndaj tij dhe se dikush mund t’ia ketë bërë me qëllim për ta dëmtuar. Inspektori i Malësisë së Madhe gjithashtu ka thënë përpara Gjykatës se nuk di që ta përdorë dhe aq mirë celularin e tij “smartphone” dhe se mbase dikush mund të ketë abuzuar me këtë fakt. 53- vjeçari thotë se nuk është treguar shumë i kujdesshëm në këtë aspekt, duke e lënë edhe në tavolina të ndryshme kur qëndronte në mjedise publike. Gjyqtarja Irida Kacerja shpalli moskompete­ncën, ndërsa mbeti në fuqi kërkesa e prokurorit të Prokuroris­ë të Rrethit Gjyqësor Shkodër Vat Staka, “arrest me burg” me afat 30 ditë për dërgimin e ndonjë prove tjetër. Pas 30 ditësh, polici Bajrakurta­j do të dalë sërish para Gjykatës për të kërkuar që të lirohet, duke qenë se pretendon se nuk ka asnjë ngacmim seksual nga ana e tij. Nga ana tjetër, Gjykata do të presë prova të reja nga Prokuroria për të faktuar dyshimet mbi efektivin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? I arrestuari Berhan Bajrakurta­j
I arrestuari Berhan Bajrakurta­j

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania