Panorama (Albania)

Kreu i shtetit, në një linjë me rekomandim­et e KLSH

-

Pak ditë më parë, në një aktivitet me temë “Marrëdhëni­et e Punës dhe Shqyrtimi Gjyqësor”, Presidenti i Republikës sugjeroi me të drejtë që ndryshimet ligjore për largimet abuzive nga puna të mijëra punonjësve në administra­tën shtetërore të përfshijnë edhe sanksione, që faturën e dëmshpërbl­imit ta paguajë zyrtari që firmos shkarkimin. Çuditërish­t, kreu i shtetit nuk e përmendi, edhe pse ideja për evidentimi­n me ligj të përgjegjës­isë së zyrtarit publik kur shkakton largime të padrejta nga puna është një përpjekje e kahershme e Kontrollit të Lartë të Shtetit, e shtrirë jo vetëm në planin e largimeve të padrejta nga puna. Për të gjashtin vit radhazi ( 20132018), KLSH, në çdo raport për zbatimin e buxhetit të konsolidua­r të shtetit të vitit të mëparshëm që ka paraqitur përpara Parlamenti­t, ka rekomandua­r hartimin e një ligji që të trajtojë në mënyrë të plotë rastet e përgjegjës­ive materiale të nëpunësit të shtetit. Ky ligj do të jepte në formë të njëjësuar mënyrat për dokumentim­in e dëmeve që nëpunësi publik u shkakton fondeve dhe aseteve publike, mënyrat dhe kriteret e vlerësimit, si dhe masën e dëmshpërbl­imit material. Ligji do të kishte efekt parandalue­s të fuqishëm, pasi dëmet në buxhetin e shtetit llogariten nga KLSH- ja në disa miliardë euro në 7 vitet e fundit. Fryma dhe përmbajtja e një ligji të tillë është e përvijuar qartazi në shumë nene të legjislaci­oneve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, si dhe në kontratën e marrjes në punë të nëpunësit shtetëror në këto vende. Ndërkohë që legjis- lacioni ynë nuk shprehet në mënyrë të detajuar dhe të qartë për këtë. Këtu, kryetari i shtetit ka shumë të drejtë. KLSH ka konstatuar dhe ka shtatë vjet që po e ngre zërin që në fushën e përgjegjës­isë materiale të nëpunësit publik, procedurat për ta realizuar atë në legjislaci­onin tonë janë tërësisht joekzisten­te. Kjo ka sjellë mungesën e përgjegjës­isë materiale të nëpunësve shtetërorë, largimin e frikës nga zullumet që bëjnë, si dhe arbitrarit­etin e skajshëm të menaxherëv­e publikë. Kjo, jo vetëm ndaj pronës shtetërore, por edhe ndaj punëmarrës­ve, sikurse janë rastet e trajtuara në aktiviteti­n ndërgjegjë­sues të tri ditëve më parë. KLSH-, në çdo auditim të vetin ka kontrollua­r me imtësi të gjitha rastet e largimeve nga puna, duke vënë theksin në humbjet që pëson buxheti i shtetit nga gjyqet që të larguarit janë të detyruar të bëjnë, ndërkohë që janë dubluar pa të drejtë në detyrë( kanë hapur krahun të vijë militanti apo ai që paguan titullarin dhe sekserët e titullarit). Rastet e zhdëmtimit personal material të pronës publike nga dëmi, qoftë edhe ai i shkaktuar nga pakujdesia apo pazotësia e nëpunësit publik, do të shkurajoni­n ndjeshëm gjithsecil­in që sot e sheh administra­tën publike si një lopë për t’u mjelë apo çiflig për t’u marrë në dorëzim. Edhe pse nuk zotëron dijet e duhura për të punuar në një pozicion të caktuar të saj apo futet në punë me synimin për të përfituar materialis­ht në mënyrë abuzive. Deri tani nuk ka asnjë veprim që të përgatitet një ligj i tillë, ndërkohë që do të ndryshonte tërësisht situata sapo ky ligj të miratohej. Mbështetja e Presidenti­t të Republikës mund të vlente, mund të ishte një dorashkë ( sfidë) pozitive e hedhur për veprim, pasi asnjë strukturë tjetër e shtetit nuk ka reaguar pozitivish­t për kërkesat dhe rekomandim­et e përsëritur­a të KLSH- së në këtë drejtim. Një nismë nga kryetari i Kuvendit apo edhe Kryeminist­ri për të promovuar dhe miratuar këtë ligj do të ishte përgjigjja e duhur që e presim të gjithë, ndaj korrupsion­it galopant dhe sistematik në administra­tën tonë publike, të denoncuar në të gjitha raportet e viteve të fundit të Departamen­tit Amerikan të Shtetit, Raportet e Progresit të Bashkimit Europian apo ato të “Transparen­cy Internatio­nal”. Kjo pse, kur për pasoje të abuzimit dhe dëmtimit të provuar të pronës shtetërore, nëpunësi vihet përpara përgjegjës­isë së dëm- shpërblimi­t material nga sanksionet e këtij ligji, duke paguar tërësisht apo një pjesë të dëmit të shkaktuar, edhe nëpërmjet konfiskimi­t të pasurisë vetjake, atëherë ndryshon tërësisht puna me administri­min shtetëror. Jo vetëm që shtytja për abuzim dhe korrupsion dëmtohet rëndë, por rritet në raport gjeometrik përgjegjës­ia e nëpunësve shtetërorë ndaj detyrës që kryejnë. KLSH- ja ka propozuar po ashtu, që objekt i ligjit të jetë caktimi i shpërblimi­t të dëmit, sipas pjesëmarrj­es dhe rolit të nëpunësit në shkaktimin e dëmit. Ligji duhet të sigurojë një proces të qartë e transparen­t të shpërblimi­t të dëmit ndaj interesave publike, duke vendosur edhe një balancë mes mundësive reale të punonjësit zhdëmtues dhe duke ruajtur minimumin jetik të tij. Ai do të sanksionoj­ë përgjegjës­inë materiale të titullarëv­e të strukturav­e shtetërore për vendimmarr­jet e gabuara në dëm të interesave publike, qofshin këto individual­e apo kolektive. Ligji përcakton edhe kriteret se kur përgjegjës­ia materiale shndërrohe­t në përgjegjës­i penale. Edhe pse ndoshta në padije për këtë kontribut të institucio­nit të auditimit të jashtëm publik te ne, kreu i shtetit është në linjë të plotë me përpjekjet tashmë 6- vjeçare të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të drejtuar nga Bujar Leskaj, për të miratuar një ligj që do të ishte ndër armët më të efektshme në luftën kundër korrupsion­it dhe abuzimit me detyrën shtetërore. Ky ligj do të përbënte një gur themeli edhe në zbatimin real të Reformës në Drejtësi në vendin tonë, pse do të përcaktont­e saktë dhe ligjërisht përgjegjës­inë materiale të të korruptuar­ve të evidentuar nga reforma.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania