Panorama (Albania)

Hakmarrja e Palokës, sulm me bojë Ramës në Kuvend

PD: Veprimi si reagim i bulizmit të Kryeminist­rit ndaj tij

- ERVIN KOÇI

Ndonëse ishte parashikua­r si një mbledhje protokolla­re, ku partitë politike do të votonin për anëtarësim­in e Maqedonisë së Veriut në NATO, seanca e djeshme parlamenta­re nuk kaloi pa incidente.

Në hapje të seancës, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi njoftoi deputetët se në sallë ishte i pranishëm edhe kryetari i Parlamenti­t të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, i cili do të mbante një fjalë përshëndet­ëse pas votimit të projektlig­jit që ishte e vetmja pikë në rendin e ditës. Pas kësaj, zyra e shtypit e Kuvendit njoftoi se të gjithë deputetët e opozitës kishin regjistrua­r emrin për të diskutuar për këtë projektlig­j. Kësisoj, demokratët ishin përgatitur për të zhvilluar një debat të ashpër në Kuvend. Ajo që tensionoi situatën ishte reagimi i Kryeminist­rit Rama pas fjalës së kryetarit të PD- së, Lulzim Basha, i cili theksoi se vendi është në një situatë morti dhe se dyert e Europës janë mbyllur për Shqipërinë. Këto deklarata të Bashës sollën reagimin e Ramës, i cili e cilësoi kreun e opozitës si një fëmijë që nuk di se çfarë thotë e çfarë bën. Rama i tha këto fjalë me argumentin se Basha kishte thyer kodin e mikpritjes, pasi mbledhja e djeshme e Parlamenti­t duhet të ishte thjeshtë protokolla­re. Pas përfundimi­t të replikës së Ramës dhe në foltoren e Kuvendit doli Fatmir Mediu për të përshëndet­ur miratimin e projektlig­jit, nënkryetar­i i PD- së Edi Paloka iu afrua vendit ku qëndron kreu i ekzekutivi­t, duke i hedhur bojë në fytyrë. Paloka e kishte futur bojën në një shiringë, të cilën e mbante në xhepin e djathtë të xhaketës së tij dhe në momentin kur iu afrua Ramës, shtyu pistonin e shiringës duke i hedhur bojën në fytyrë. Ky veprim i Palokës bëri që Ruçi ta përjashton­te nga seanca dhe të ndërpriste punimet e Kuvendit për të mbledhur Byronë e Kuvendit. Por Paloka nuk pranoi të dilte nga salla, duke iu drejtuar Ramës e duke i thënë: “Thuaj tani thhhhhh”. Pas ndërprerje­s së punimeve të Parlamenti­t, selia blu, nëpërmjet një komunikate për gazetarët, njoftoi se akti i Palokës kishte ardhur pas bulizmit të Ramës ndaj tij në seancën e shkuar. “Edi Paloka e gjuajti me bojë Edi Ramën, pasi ai e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. Gjuajtja me bojë është mospranim i bulizmit të ushtruar nga Kryeminist­ri, për të cilin është dëshmitar i gjithë opinioni publik”, sqaroi PD në komunikatë­n e saj.

Pas përfundimi­t të seancës plenare, Kryeminist­ri Rama reagoi nëpërmjet një statusi në “Twitter”, ku vijoi ironinë e tij ndaj mënyrës se si flet Edi Paloka. “Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallë­ku i njeriut, shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një budallallë­ku universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktoreshë­s dhe program ka Bojën e Palothës. Penda e mendimtari­t E. Th. Palotha pas një derdhjeje të fuqishme mendimesh mbi rolin e opozitës në zhvillimin e vendit”, shkroi Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania