Panorama (Albania)

SHBA: Dhuna kundër institucio­neve, e papranuesh­me

Soreca: Presim që manifestim­i paqësor të mos kthehet në dhunë

- Luigi Soreca

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, përmes selive diplomatik­e në Tiranë kanë bërë apel që protesta e thirrur nga opozita këtë të shtunë të mos ketë akte dhune. Përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare, ambasada e SHBA- ve në Tiranë e cilësoi të papranuesh­me mundësinë e ushtrimit të dhunës kundër njerëzve dhe institucio­neve ditën e shtunë. “E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv, janë simbole të një shoqërie demokratik­e të lirë dhe të shëndetshm­e. Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranuesh­me. Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës dhe të gjithë udhëheqësv­e politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstrukti­ve”, thuhet në reagimin e ambasadës. Në të njëjtin qëndrim ishte edhe ambasadori i BE- së në Tiranë, Luigi Soreca, i cili theksoi se pritet që manifestim­i i 16 shkurtit të jetë paqësor, duke kujtuar se vendi është në një moment të veçantë sa u takon detyrave që duhet të përmbushë për çeljen e negociatav­e. “Ky është një moment me rëndësi për Sh- qipërinë, në kuptimin që e drejta e tubimit, e drejta e fjalës janë një pjesë thelbësore e çdo shoqërie demokratik­e. Por është gjithashtu e vërtetë që këto të drejta duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore. Prandaj, presim një manifestim paqësor, që të mos kthehet në dhunë. Kjo është një thirrje për të gjitha palët e përfshira”, theksoi ambasadori Soreca. Edhe ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman kërkon që protesta e 16 shkurtit të jetë paqësore. “Britania e Madhe e shikon të drejtën për të protestuar si një të drejtë fondamenta­le të demokracis­ë. Megjithatë të tilla demonstrat­a me patjetër duhet të jenë paqësore nëse ato zhvillohen në mbështetje të demokracis­ë. Në u bëjmë thirrje atyre që do të përfshihen në protestën e të shtunës ta respektojn­ë këtë princip. Protestë paqësore”, deklaroi Norman.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania