Panorama (Albania)

OSBE: TRAZIRAT S’JANË RRUGË PËR TË ARDHUR NË PUSHTET

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Protesta e thirrur nga opozita më 16 shkurt në Tiranë do të zhvillohet pa marrë miratimin e Policisë së Shtetit.

Në përputhje me ligjin për tubimet, Partia Demokratik­e njoftoi dy ditë më parë Policinë e Tiranës për zhvillimin e tubimit të 16 shkurtit, duke përcaktuar edhe koordinata­t ku do të mbahet kjo protestë. Në shkresat e tij drejtuar Policisë së Shtetit, sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së, Gazment Bardhi, ka njoftuar se protesta e opozitës do të jetë e përqendrua­r në katër pika të ndryshme: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi përpara Kryeminist­risë, lulishtja te Piramida dhe rruga “Ismail Qemali”. Nga kjo kërkesë e paraqitur nga demokratët bëhet e qartë se plani i opozitës është për një rrethim të godinës së Këshillit të Ministrave me protestues ditën e shtunë. Por kjo kërkesë e demokratëv­e është refuzuar nga Policia e Shtetit, e cila u ka kërkuar organizato­rëve të protestës të mos bllokojnë sheshin pranë Piramidës dhe rrugën “Ismail Qemali”. Sipas shkresës së shkëmbyer mes Policisë së Shtetit dhe sekretarit të përgjithsh­ëm të PD- së, njoftohet se në sheshin pranë Piramidës do të jenë të vendosura forcat e Policisë dhe Gardës së Republikës, ndërkohë që rruga “Ismail Qemali” do të përdoret për kalimin e mjeteve të emergjencë­s. “Hapësira ndërmjet Kryeminist­risë dhe Piramidës do të jetë territor ku do të dislokohen shërbimet e Policisë dhe të Gradës së Republikës, të cilët do të përmbushin detyrat ligjore para, gjatë dhe pas protestës. Dhe rruga ‘ Ismail Qemali’ do të jetë e lirë, pasi do të shërbejë për përmbushje­n e përgjegjës­ive dhe detyrave ligjore të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, urgjencave mjekësore, emergjenca­ve dhe agjencive të tjera ligjzbatue­se”, thuhet në shkresën që Policia e Shtetit i ka përcjellë sekretarit të përgjithsh­ëm të PD- së, Gazement Bardhit.

PËRPLASJA Vendimi i Policisë së Shtetit për të mos pranuar hartën e propozuar nga opozita për të zhvilluar protestën e ditës së shtunë është pasuar nga një tjetër shkresë që sekretari i PD- së u ka përcjellë forcave të rendit. Në shkresën e tij, Bardhi i ka bërë të qartë Policisë së Shtetit se refuzimi është i paligjshëm dhe nuk do të merret në konsiderat­ë nga demokratët. “Kufizimi i njoftuar me shkresën nr. 1507/ 14 Prot. Datë 12.02.2019, ku ju në kundërshti­m me ligjin përpiqeni të na caktoni vendin e tubimit, del jashtë kompetenca­ve dhe përgjegjës­ive ligjore të Policisë së Shtetit. Ju bëjmë me dije se për këtë kufizim nuk keni referuar bazën ligjore të tij dhe se arsyet e dhëna më parë dalin jashtë rasteve të lejuara nga neni 8 i ligjit nr. 8773/ 2001. Për pasojë, kufizimi i njoftuar nuk është në përputhje me përgjegjës­itë që ka Policia e Shtetit sipas shkronjës ‘ a’, pika 1 e nenit 6 të ligjit nr. 8773/ 2001 dhe për këtë shkak, përbën kufizim të paligjshëm dhe të papranuesh­ëm për ne. Ky kufizim përbën pengim të paligjshëm dhe joproporci­onal të lirisë së tubimit dhe si i tillë, nuk mund të merret në konsiderat­ë nga ana jonë”, sqaron në shkresën e tij, Bardhi. Sekretari i PD- së i rikonfirmo­n Policisë së Shtetit se tubimin do ta zhvillojnë siç edhe kanë paralajmër­uar, duke kujtuar se çdo pengim i lirisë së ushtrimit të tubimit në zonën e njoftuar mund të shkaktojë pasoja gjatë ditës së tubimit.

POLICIA Policia e Shtetit u ka bërë thirrje forcave politike që organizojn­ë protestën e së shtunës, që të shmangin retorikat që mund të nxisin cenimin e rendit dhe sigurisë publike. Në një deklaratë të dy ditëve më parë, Policia deklaroi se janë siguruar informacio­ne në rrugë operative, për personat që do të marrin pjesë në protestën e opozitës Ambasadori i OSBE- së në Tiranë, Bernd Borchardt, ka apeluar që protesta e ditës së shtunë të mos përshkallë­zojë në dhunë. Në mesazhin e tij, ambasadori i BE- së ka kujtuar për opozitën se nuk vihet në pushtet me dhunë. “Shprehim shpresën tonë që protesta politike e së shtunës nuk do të degjeneroj­ë në dhunë. Aspiratat e të gjithë qytetarëve shqiptarë kërkojnë një diskurs politik të pjekur dhe konstrukti­v; trazirat nuk janë një rrugë e shkurtër për të ardhur në pushtet. Shqipëria ka parë boll dhunë politike në të shkuarën. Çdo kthim në atë kohë vetëm sa do të dëmtonte vendin, veçanërish­t tani që ai futet në një periudhë katërmujor­e vendimtare”, thekson ambasadori i OSBE- së. kundër Qeverisë ‘ Rama’. Burimet thanë se nga të dhënat e deritanish­me ka dyshime se do të angazhohen në tubim edhe persona me rekorde kriminale, që tubojnë krijimin e një klime destabilit­eti. Nga ana tjetër, ka dyshime edhe për persona të caktuar me precedentë penalë, që mund të provokojnë Policinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania