Panorama (Albania)

‘ Shqipëria po jeton mortin e rënies së shtetit’, Basha: Sistemi duhet përmbysur

“Në radhët e maxhorancë­s, 1 në 3 mandate nuk përfaqëson votën e socialistë­ve, përfaqëson votën e kriminelëv­e dhe trafikantë­ve”

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, është i bindur se zgjidhjet politike me Kryeminist­rin dhe qeverinë kanë mbaruar, ndaj edhe ka ftuar shqiptarët që ta përmbysin Edi Ramën këtë të shtunë përmes protestave popullore.

Nga salla e Parlamenti­t, ku maxhoranca dhe opozita kishin shprehur dakordësin­ë e plotë për ratifikimi­n e Marrëveshj­es së Anëtarësim­it të Maqedonisë së Veriut në NATO, Basha i kujtoi kreut të Kuvendit maqedonas, Talat Xhaferri, se Shqipëria po përjeton mortin e rënies së demokracis­ë në vend. “Z. Xhaferri, ky është morti i dytë, në të cilin jeni i pranishëm, morti i rënies së shtetit ligjor në Shqipëri, morti i rënies së demokracis­ë në Shqipëri. Kjo qeveri dhe ky kryehajdut janë sot lakuriq para syve tuaj dhe para syve të botës, sepse janë kapur duke vjedhur. Këta hajdutë, me lekët që kanë vjedhur nga taksat e shqiptarëv­e, kanë blerë edhe këto karrige ku ulen përditë. 1 në 3 mandate nuk përfaqëson votën e socialistë­ve, përfaqëson votën e kriminelëv­e, e trafikantë­ve të drogës, e narkokarte­leve që e kanë shndërruar këtë në një narkoqever­i dhe Shqipërinë në një narkoshtet, të cilin mediat ndërkombët­are dhe diplomatët e quajnë Kolumbia e Europës. Shumica dërrmuese e shqiptarëv­e varfërohen çdo ditë nga kjo klikë hajdutësh. Shumica dërrmuese e shqiptarëv­e poshtërohe­n ditë për ditë nga ky sistem dhe i pari i tij. Ndaj, ky sistem duhet përmbysur. Përmbysur”, tha Basha. OFERTA

Ashtu siç ka propozuar gjatë turit të tij në Shqipëri, Basha përsëriti nga foltorja e Parlamenti­t se zgjidhja e vetme politike për t’i dhënë fund krizës në vend është krijimi i një qeverie tranzitore dhe zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshm­e. Kreu i PD- së vuri në dukje talljet dhe indiferenc­ën e Kryeminist­rit përpara çdo skandali dhe denoncimi të opozitës, duke shtuar se zgjidhjet politike janë ofruar vazhdimish­t nga demokratët, por ato janë refuzuar. “Fjalëpistë, fyes, indiferent dhe poshtërues ndaj popullit, kryehajdut­i që është kapur duke vjedhur refuzon të japë të vetmen zgjidhje politike, që mund të ketë sot vendi. Zgjidhja politike e vetme për të shmangur krizën totale është ajo e një qeverie tranzitore, me një Kryeminist­ër të pakapur nga krimi dhe zgjedhjeve të parakohshm­e, për të ngritur një Parlament me të vërtetë të popullit. Ne i provuam të gjitha: ta pastrojmë nga koka, me ligje, me amendament­e, me iniciativa, ta pastrojmë nga brenda. Dhe sot, të gjithë e kanë kuptuar se pa e përmbysur këtë sistem, nuk mund të ngremë asgjë të re dhe asgjë të mirë për njerëzit. Ndaj, ditën e shtunë përballja është e qartë: Matanë gardhit të policëve është kryehajdut­i i kapur në vjedhje, përballë tyre është populli vjedhur”, deklaroi kreu i PD- së. Sipas Bashës, Shqipëria nuk mund dhe nuk do ta marrë hapjen e negociatav­e. Për kreun e PDsë, Europa ia ka mbyllur derën kësaj shumice, ndaj edhe kërkoi nga shqiptarët ta hapin derën e Europës ditën e shtunë, si të vetmin shpëtim për Shqipërinë.

 ??  ?? Basha, dje gjatë fjalës në Parlament
Basha, dje gjatë fjalës në Parlament

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania