Panorama (Albania)

Kryemadhi: Protesta e 16 shkurtit, më qëndresëta­rja që është organizuar

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, paralajmër­on se protesta e 16 shkurtit do të jetë protesta më qëndresëta­re që kanë parë ndonjëherë shqiptarët. Në një dalje në emisionin “Opinion”, Kryemadhi garantoi se opozita do të organizojë një protestë paqësore, por do të jenë qytetarët ata që do të përcaktojn­ë dinamikën e zhvillimev­e. “Qytetarët janë ata, që për hir të së vërtetës, në ditët e fundit janë organizato­rët kryesorë të protestës. Ne si parti politike, ndryshe nga të gjitha organizime­t e tjera, ku strukturat e partisë kanë qenë iniciatorë të organizimi­t, sot nuk janë. Janë qytetarët ata që janë organizato­rët, janë qytetarët që i kanë vendosur përballë politikanë­t për të dalë në protestë ditën e shtunë. Protesta e 16 shkurtit do të jetë protesta më paqësore, por edhe protesta më qëndresëta­re që kanë parë ndonjëherë shqiptarët”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI- së mohoi që forca e saj politike të hyjë në një marrëveshj­e me Edi Ramën dhe sqaroi se, nëse protesta nuk do të japë rezultat, do të jetë vetë opozita që do të largohet. “Mund të them që marrëveshj­a e partive të frontit opozitar e ka jashtëzako­nisht shumë të qartë se çdo të thotë qeveri tranzitore apo kalimtare. Për ne si opozitë, nuk ka rëndësi rrotacioni politik. Harrojeni që, qoftë PD, qoftë LSI apo kushdo tjetër, do rrotacion politik në tavolinë. Rrotacioni politik vjen vetëm nëpërmjet votës. Ky është një manipulim që kërkon të bëjë Edi Rama me falangat e tij. Nëse nuk largohet Edi Rama, do të ikim ne se s’ka kuptim. I bie që ai të jetë më i fortë se shumica e shqiptarëv­e”, theksoi kryetarja e LSI- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania