Panorama (Albania)

Gjendet e vrarë dhe e hedhur në shkurre një grua 49 vjeçe

Viktima prej 11 vitesh e ve, Policia shpall në kërkim kunatin e saj, si autor të dyshuar të krimit

-

Një tjetër grua, nënë e 4 fëmijëve, është gjetur e vrarë mëngjesin e djeshëm në periferi të Tiranës.

Viktima është 49- vjeçarja Lirie Xhepa, ndërsa Policia ka identifiku­ar dhe shpallur në kërkim kunatin e saj, Dashamir Xhepa, 39 vjeç, si autor të dyshuar të ngjarjes. Ngjarja është zbuluar mëngjesin e djeshëm, në zonën e njohur si Kodër Sharrë, në periferi të Kombinatit. Trupi i pajetë i Lirie Xhepës është konstatuar mes disa shkurreve në anë të rrugës së fshatit, i mbuluar me gazeta. Kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar Policinë dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariat­it nr. 6. Në momentin që është konstatuar se bëhej fjalë për një vrasje, në vendngjarj­e mbërritën edhe oficerët e Krimeve të Rënda dhe ekspertët kriminalis­të. Viktima rezultoi të ishte qëlluar 3 herë me armë zjarri, në trup dhe në kokë. Kanë qenë dy djemtë e 49- vjeçares, që bënë të mundur identifiki­min e saj në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

NGJARJA Policia e Tiranës, në njoftimin paraprak, tha se ne orën 08: 18, pranë liqenit të Sharrës është gjetur një trup i pajetë, i gjinisë femër, e moshës rreth 40- 45 vjeçe. Ndërsa rreth një orë e gjysmë më vonë, Policia tha se trupi i pajetë ishte identifiku­ar dhe bëhej fjalë për shtetasen 49- vjeçare Lirie Xhepa. “Nga këqyrjet në trup, rezulton se shtetasja Lirie Xhepa është qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorit”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës. Fillimisht u dyshua se ngjarja mund të kishte ndodhur në një vend tjetër dhe trupi i viktimës ishte hedhur në vendin ku u gjet, me qëllim fshehjen e gjurmëve. Por pas verifikime­ve që ekspertët kriminalis­të kryen në vendin e ngjarjes, provuan se 49- vjeçarja ishte qëlluar për vdekje pak metra më sipër, në rrugë dhe më pas trupi i saj ishte hedhur në mes të shkurreve dhe ishte mbuluar me gazeta nga autori.

HETIMI Burime nga grupi hetimor thanë se Lirie Xhepa ishte e ve prej afro 11 vitesh, pasi i shoqi ishte ndarë nga jeta nga një sëmundje e rëndë. Ndërsa dyshohet se mes saj dhe kunatit të shpallur në kërkim, Dashamir Xhepa, ka pasur një lidhje intime. Lidhje që ajo ka tentuar disa herë që t’i jepte fund, por përmes dhunës dhe kërcënimev­e nuk ishte lejuar nga i dyshuari. Mbrëmjen e djeshme, ajo nuk ishte kthyer në shtëpi dhe dyshohet se gjatë natës është dhunuar fizikisht nga autori. Mjekët ligjorë, përveç plagëve të armës së zjarrit, kanë konstatuar edhe shenja dhune, të hershme dhe të freskëta, që konfirmojn­ë faktin se ajo është dhunuar. Të njëjtat burime thanë se 49vjeçarja është vrarë vetëm pak orë para se të gjendej trupi i pajetë, diku rreth orëve të para të mëngjesit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania