Panorama (Albania)

I vëllai: Videoja është e montuar, nuk dalim dot në rrugë nga turpi

-

Në përfundim të seancës për caktimin e masës së sigurisë, vëllai i policit të arrestuar ka deklaruar se ngjarja është e qëllimshme. Afrim Bajrakurta­j u shpreh për mediat se vëllai i tij nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilat akuzohet. Sipas tij, e gjithë ngjarja është e stisur dhe e montuar vetëm e vetëm për të shkatërrua­r imazhin e 53- vjeçarit dhe së në fund e gjitha do të jetë një padrejtësi e madhe me kosto të pamerituar për familjen. “Asgjë në atë ngjarje nuk është e vërtetë. Një faj të madh në këtë mes kanë mediat, të cilat nuk kanë lënë asgjë pa thënë me në krye ‘ Newsbomb’. Vëllai im është plotësisht i pafajshëm. Nuk është aspak e vërtetë se ai ka ngacmuar seksualish­t ndonjë 15- vjeçare. Është një ngjarje totalisht e montuar dhe e stisur. Është një ngjarje e qëllimshme për të dëmtuar me çdo kusht imazhin e vëllait tim. Në rast se ajo që thuhet është e vërtetë, atëherë unë nuk e kam më vëlla dhe ai të bëjë burgun, por ajo ngjarje për të cilën akuzohet me pa të drejtë nuk është aspak e vërtetë. Ne jemi tronditur dhe ndjehemi shumë keq nga çfarë është thënë në media në një kohë kur e dimë shumë mirë se s’ka asgjë të vërtetë. Ne nuk do ta lëmë me kaq këtë ngjarje dhe do t’i shkojmë deri në fund. Unë kam tre- katër ditë që nuk dal në Koplik, se më thonë; shiko, ky është vëllai i policit. Nuk mund ta lejojmë një gjë të tillë. Si mund të arrestohet tjetri pa asnjë provë, pa asnjë fakt, pa asnjë denoncim real, por thjesht nga një ngjarje e stisur me qëllim për ta dëmtuar. Vëllai im do të dalë shumë shpejt sepse nuk ka asnjë faj. Jemi 300 burra në fisin tonë dhe s’jemi mësuar që të koritemi në këtë mënyrë”, ka deklaruar vëllai i policit.

 ??  ?? Afrim Bajrakurta­j, i vëllai i policit
Afrim Bajrakurta­j, i vëllai i policit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania