Panorama (Albania)

Shkarkohet kryeprokur­ori i Apelit të Krimeve të Rënda

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it shkarkoi nga detyra drejtuesin e Prokuroris­ë së Apelit për Krime të Rënda, Artan Bajrami, duke e konsiderua­r të papërshtat­shëm sa i takon kriterit të pasurisë. “Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it njofton se, pas shqyrtimit të dokumentac­ionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 13.02.2019 për subjektin e rivlerësim­it, z. Artan Bajrami, bazuar në ligjin nr. 84/ 2016, sot, më datë 14.02.2019 vendosi: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësim­it, Artan Bajrami, drejtues i Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda”, njoftoi KPK. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar dy ditë më parë, KPK ngriti dyshime sa i takon pasurisë, për tre pika. Së pari, për pasaktësit­ë në dek- larimin për shlyerjen e një shume prej 1.3 milionë lekësh. Fillimisht, prokurori ka deklaruar se kjo shumë kishte burim të ardhurat e fituara nga shitja e një banese në Gramsh dhe kursimet familjare, por më vonë është deklaruar si e paguar nga ana e baxhanakut të tij. Prokurori e konsideroi këtë si një ngatërresë, por duket se KPK nuk është bindur. Së dyti, Komisioni ngriti dyshime në lidhje me përdorimin e një makine. Sipas relacionit, kryeprokur­ori ka deklaruar se ka përdorur një makinë të një kompanie private për udhëtimet e tij jashtë shtetit, por nga hetimet, tha relatorja dy ditë më parë, në disa polica sigurimi, Bajrami rezultonte pronar. Ndërkohë, gjithashtu ka rezultuar se është përdorur edhe brenda vendit. “Komisioni ka dyshime se kjo makinë është në pronësi të subjektit”, tha relatorja. Së treti, në pronësi të kreut të Apelit për Krime të Rënda ishte edhe pasuria e paluajtshm­e pyll dhe kullotë, me sipërfaqe 910 mijë metra katrorë, përfituar nga Komisioni i Kthimit të Pronave, subjekti e ka deklaruar si trashëgimi nga babai. Këtë pasuri, prokurori e ka deklaruar për herë të parë në vitin 2014 dhe Komisioni tha se i ka kaluar barrën e provës Bajramit, për faktin se kjo pasuri nuk është deklaruar më parë. Më tej, nga relacioni rezulton se baxhanaku i prokurorit ka bërë edhe dhurata të tjera, që kapin vlerën 2.2 milionë lekë. Por relatorja theksoi se, pas hetimit është konstatuar se baxhanaku ka burime të ligjshme për dhënien e kësaj shume. Pasaktësi janë vërejtur edhe në deklarimin për apartament­in e banimit në Golem, me sipërfaqe 55 metra katrorë. Referuar hetimit, KPK ngriti dyshime se Bajrami nuk kishte paguar 10 mijë euro për këtë apartament. Në lidhje me dyshimet e ngritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it dha shpjegimet e veta edhe kryeprokur­ori Artan Bajrami, i cili për deklarimin për pagesën e shumës prej 1.5 milionë lekësh tha se është një pasaktësi, ndërsa theksoi se në blerjen e apartament­it ai kishte kontribut vetëm pjesën e kredisë bankare prej 5 milionë lekësh dhe pjesën tjetër e pagoi baxhanaku. “Mbështetja financiare e baxhanakut tim për mua dhe familjen vjen për shkak të një marrëdhëni­eje tepër të ngushtë”, tha Bajrami. Ky i fundit vuri në dukje se baxhanaku i tij kishte aftësi paguese më të larta se ai dhe kjo për shkak të aktiviteti­t të tij në biznes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania