Panorama (Albania)

Dorëzoi eurot për gjyqtarin, nis gjykimi për sekserin

Gjykata pranoi kërkesën e Alban Bucit për gjykim të shkurtuar

- Suel Çela

Disa muaj pas dënimit të ish- gjyqtarit të Apelit të Gjykatës së Tiranës, Shkëlqim Miri, për akuzën e “Korrupsion­it pasiv”, në Gjykatën për Krime të Rënda ka nisur gjykimi për Alban Bucin, sekserin që dyshohet se i ka dhënë shumën monetare, kushëririt të gjyqtarit.

Kujtojmë se në fillim të nëntorit 2017, gjyqtari Miri u arrestua pasi dyshohej se kishte përfituar rreth 30 mijë euro për favorizimi­n e një të dënuari në një proces në Apelin e Tiranës. Alban Buci u arrestua disa muaj më parë, ndërsa pas ekstradimi­t nga Italia, tashmë po gjykohet nga Krimet e Rënda me gjykim të shkurtuar, çka do të thotë se në rast të shpalljes fajtor, do të përfitojë ulje të dënimit. Në seancën e djeshme, avokati i Bucit, Neshat Fana, duke konsiderua­r hetimin e Prokuroris­ë të plotë, u shpreh se çështja nuk ka nevojë për shqyrtim gjyqësor dhe mund të zgjidhej në gjendjen që janë aktet. Kërkesa u pranua nga Gjykata, ndërsa prokurori i çështjes i dorëzoi treshes së gjyqtarëve edhe disa prova të tjera.

HETIMI Referuar Prokuroris­ë për Krime të Rënda ka qenë çështja ndaj të dënuarit Gentian Doda, të cilin ish- gjyqtari Shkëlqim Miri do ta favorizont­e në procesin gjyqësor. Pas informacio­neve për rastin korruptiv, ka nisur një hetim dhe nga provat, tha prokurori, ka rezultuar se Alban Buci i ka dhënë një shumë të caktuar eurosh shtetasit Kujtim Miri. Nga hetimet, rezulton se ky i fundit këtë shumë ia ka dhënë Shkëlqim Mirit. Nga përgjimet e kryera rezulton se Buci dhe familjarë të Gentian Dodës e dinin paraprakis­ht vendimin që do të merrte Gjykata e Apelit dhe këtë e tregojnë në bisedime të ndryshme me njëri- tjetrin. Sipas Prokuroris­ë, nën përgjim janë vënë disa numra, ndër ta edhe Gentian Doda, i cili edhe pse ishte në burg përdorte telefon personal. Më tej, në përgjim është vënë vjehrri i Dodës dhe kushëriri i tij Alban Buci, i cili ka bërë edhe dorëzimin e lekëve te Kujtim Miri, vëllai i gjyqtarit. Në një nga bisedat e përgjuara të Gentian Dodës, ai është duke folur me vjehrrin e tij, ku i shpjegon se ku duhet të marrë shumën prej 15 mijë eurosh për të plotësuar 30 mijë euro për t’ia dhënë Kujtim Mirit në lokalin në pronësi të ish- gjyqtarit. Pas marrjes së eurove, vjehrri i Dodës së bashku me Alban Bucin shkojnë në lokalin në pronësi të ish- gjyqtarit Miri.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- gjyqtari Shkëlqim Miri
Ish- gjyqtari Shkëlqim Miri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania