Panorama (Albania)

Tentoi t'i ikte Policisë, kapet në kufi 32- vjeçarja

-

GREQI - Një 32- vjeçare shqiptare, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, është arrestuar nga Policia greke ditën e djeshme, pasi iu gjetën në mjet 36 kg marijuanë. Arrestimi u bë pas ndjekjes së automjetit, që ishte ngarkuar me drogë në kufirin greko- shqiptar pranë Igumenicës. Mjeti është arritur të ndalohet në Elefsina, në aksin rrugor Patra- Athinë. Nga kontrolli në automjet u gjet edhe sasia e drogës. Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe një tjetër shqiptar, që dyshohet të jetë bashkëpunë­tori i 32- vjeçares. Në cilësi të provave materiale Policia sekuestroi edhe një peshore, 50 euro si edhe një celular, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gjithashtu, po dje, Policia greke ka arrestuar një tjetër shqiptar të kapur me drogë. Artan Meleqi, 49 vjeç, nga Delvina, u kap në kufirin greko- shqiptar me 128 kg marijuanë, në rrugën periferike Agia Nikola- Filat, në vendin e quajtur Mavroneri, Igumenicë.

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka përcaktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" me afat 40 ditë, për 6 nga personat e arrestuar në kuadër të operacioni­t "Lulet e Pranverës".

Të arrestuari­t janë: Denis Pashaj, 33 vjeç; Kristjan Llanaj alias Nuredinaj, 36 vjeç; Luka alias Kriols Beqiraj, 32 vjeç; Arbnor Xhimaj alias Hoxhaj, 34 vjeç; Bilal Kabello, 34 vjeç; dhe Kujtim Elmazi, 58 vjeç. Masa 40 ditë burg është vendosur deri në mbërritjen e materialev­e dhe dosjeve përkatëse nga Italia, ndërsa masat janë dhënë të ndara, referuar edhe dosjeve penale dhe urdhërporo­sive të mbërritura nga shteti italian. Të 6 arrestuari­t në Vlorë janë mes 27 personave të arrestuar në Itali dhe Shqipëri në një operacion të përbashkët. Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtari Ervin Trashi, ndërsa prokuror i çështjes është Dritan Marku. Të arrestuari­t janë sjellë të ndarë nga njëri- tjetri në sallën e gjyqit, ndërsa nga avokatët mbrojtës janë kërkuar masa të ndryshme sigurie. Prokurori Dritan Marku kërkoi masën e sigurisë "Arrest në burg", me afat 40 ditë. Nga avokatët mbrojtës, për një pjesë të të arrestuarv­e u kërkua pjesërisht ekstradim, ndërsa një pjesë tjetër kanë kërkuar një masë sigurie më të lehtësuar, nga kërkesa e bërë nga prokurori i çështjes. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa nuk janë lejuar mediat apo edhe familjarë të personave të arrestuar. Pasi u dëgjua pala mbrojtëse e të arrestuarv­e, por edhe prokurori, trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e Prokuroris­ë për 6 të ndaluarit. Gjithçka lidhur edhe me arrestimin se gjatë këtij afati do të pritet mbërritja e materialev­e përkatëse nga Italia. Të arrestuari­t akuzohen për veprën penale të "Trafikimit të lëndëve narko- tike". Arrestimi i tyre u krye nga forcat RENEA në bashkëpuni­m me Guardia di Finanza, porosive të mbërritura nga shteti italian. Grupi që në total përbëhej nga 27 persona, akuzohet se ka trafikuar rreth 9 tonë kanabis nga Shqipëria për në Itali në periudha të ndryshme kohore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania