Panorama (Albania)

Rikthehen shëtitjet me varka te liqeni, Veliaj: Më shumë bashkëpuni­m se dhunë

-

Çiftet e reja e të vjetra kanë pasur dje ku ta festojnë Shën Valentinin. Si gjithnjë, Bashkia e Tiranës është kujtuar në detaj, për t’ua bërë sa më të këndshme ditën, duke përuruar “Molin e Dashurisë” te Parku i Liqenit Artificial. Nga ambienti më i ri në kryeqytet, Erion Veliaj uroi festën teksa apeloi që kjo ditë të shërbejë më shumë për reflektim. “Në ditën e dashurisë po krijojmë këtë mikrohapës­irë, Molin e Liqenit, për të gjithë ata që duan të bëjnë një shëtitje me varkë, që duan të merren me sport, me kanoe, për ata që duan të bëjnë minigara. Ky tani është një mjedis fantastik. Liqeni i Tiranës është populluar më shumë se kurrë, por edhe pasuruar me aktivitete më shumë se kurrë. Është ndoshta një moment për të reflektuar se sa shumë ka nevojë Tirana dhe Shqipëria për dashuri. Ndonjëherë kemi shumë mllef, shumë maraz, flasim keq për njëri- tjetrin, por ndonjëherë ndoshta duhet të ndryshojmë, duhet me i thënë njëri- tjetrit ‘ Bravo të qoftë, jam shumë krenar për ty’, t’i rrahim shpatullat njëritjetr­it, me thënë të dua shumë. Sot Tirana ka më shumë nevojë për dashuri sesa për urrejtje, më shumë për punë sesa për dhunë, edhe më shumë për të qenë afër me njëri- tjetrin”. Edhe në daljen e djeshme, kreu i bashkisë u bëri thirrje donatorëve që kanë mundësi dhe dëshirojnë të kontribuoj­në për një qytet më të jetueshëm “të japin një dorë”. “Nuk ka asgjë që mund të na përçajë, duke pasur parasysh që ka më shumë gjëra që na bashkojnë, sesa gjëra që na ndajnë. Kështu që, më pak dhunë, më shumë dashuri; më shumë mirësi e bashkëpuni­m. Bashkëpuni­mi ynë ka qenë fantastik dhe mezi pres që edhe me donatorë të tjerë, qoftë ata që dhurojnë pemë, që dhurojnë varka, që adoptojnë një kopsht ose një konvikt, mund ta bëjmë Tiranën, ndoshta jo qytetin më perfekt në botë, por përfundimi­sht qytetin që ka më shumë dashuri dhe më shumë solidarite­t”, vuri në dukje Veliaj. Dita e djeshme nuk kishte se si të mos ishte plot te Liqeni Artificial, i cili ishte qendra e organizime­ve. Qytetarë të shumtë iu drejtuan Parkut të Madh, ku krahas shëtitjeve në ajër të pastër, patën mundësi të shijojnë dekorin festiv dhe një koncert live me muzikë të zgjedhur.

 ??  ?? Veliaj, dje në përurimin e “Molit të Dashurisë”
Veliaj, dje në përurimin e “Molit të Dashurisë”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania