Panorama (Albania)

Ekspertiza: Zhiti, pseudopoet, kundër orientimev­e të Partisë

-

Ne, anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe Artistëve dhe redaktorë në redaksinë e poezisë pranë shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, sipas kërkesës së organeve të Punëve të Brendshme Tiranë, ekspertuam krijimtari­në poetike të autorit Visar Zhiti.

Ka shtatë vjet që Visar Zhiti sjell për botim librin e tij. Ky ka qenë një problem serioz për redaksinë e poezisë në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Edhe pas Plenumit të 4- t të KQ, ky letrar ka vazhduar me ndërgjegje të ecë në gjurmët e një poezie të huaj për shoqërinë tonë dhe të mbushur me ide të gabuara politike, me koncepte dekadente ose “të majta” dhe me një ndikim të hapur të poezisë moderniste reaksionar­e. Në të gjitha variantet e sjella në redaksi, ai ka po ato poezi, po atë koncept për poezinë, gjë që dëshmon se ai me bindje ka vazhduar të ecë në një rrugë të gabuar politike dhe artistike. Fantazia e sëmurë, paqartësia dhe hermetizmi, ekuivokët e rrezikshëm me nëntekst politik, konceptimi modernist kanë qenë disa nga tiparet kryesore të poezisë së tij. Duke analizuar për së afërmi dhe tërësisht poezinë e këtij letrari, arrijmë në përfundimi­n se gabimet e tij janë të rënda dhe bien ndesh me gjithë zhvillimin e poezisë sonë të realizmit socialist....

... Nëpërmjet një gjuhe të errët dhe plot nëntekste, ai ka synuar të mbjellë idetë e tij kundërrevo­lucionare. Në raste të tjera, ai është krejt i mbyllur dhe përdor figura që nuk zbërthehen dot. Këto poezi hermetike e të pakuptuesh­me janë në kundërshti­m me orientimet e partisë për një letërsi të qartë e të kuptueshme.

Ky pseudopode­t, me imitimet e shëmtuara të artit reaksionar, është përpjekur të mbjellë barëra helmuese në kopshtin tonë të pastër letrar dhe të prishë këtu atmosferën tonë letrare. Ramazan Vozga

Firma Pandeli Koçi

Firma

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania