Panorama (Albania)

Tragjedia në Shkup, 14 viktima nga 19 në 65 vjeç

-

Maqedonia është në zi për shkak të aksidentit tragjik në autostradë­n Shkup- Tetovë, nga i cili humbën jetën 14 vetë. Viktimat ishin të gjitha nga qyteti i Gostivarit. Autoritete­t kanë konfirmuar identiteti­n e viktimave në aksidentin rrugor, që ndodhi të mërkurën rreth orës 17: 00 në autostradë­n ShkupTetov­ë, afër fshatit Llaskarcë të Shkupit, kur autobusi i “Durmo turs” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga një 49- vjeçar me inicialet M. T., ka dalë nga rruga. Mes viktimave janë edhe dy 19- vjeçarë dhe djali i një deputeti nga Gostivari. Viktimat janë nga mosha 19 deri në 65 vjeç. Njoftimin për identifiki­min e tyre e ka bërë edhe Ministria e Punëve të Brendshme, e cila, konform rregullati­vës, u ka publikuar inicialet, moshën dhe vendin nga vijnë:

J. T. ( 25 vjeç) nga Gostivari; O. C. ( 19 vjeç) nga Gostivari; B. A. ( 21 vjeç) nga fshati Zubovc, Vrapçishtë; Z. D. ( 38 vjeç); A. I. ( 25 vjeç) nga Gostivari; B. F. ( 38 vjeç) të fshatit Senokos, Vrapçishtë; B. U. ( 20 vjeç) të fshatit Banjicë e Posh- tme; V. H. ( 29 vjeç) të fshatit Debreshtë, Gostivar; AR ( 33 vjeç) nga fshati Debreshtë, Gostivar; D. R. ( 38 vjeç) nga Gostivari; P. K. ( 23 vjeç) nga Gostivari; A. A. ( 55 vjeç) nga fshati Zheleznare­kë, Gostivar; E. E. ( 65 vjeç) nga Gostivari dhe T. J. ( 62 vjeç) nga Gostivari. Në këtë aksident u lënduan 37 persona, prej të cilëve 27 kurohen në Spitalin e Përgjithsh­ëm të Qytetit “8 Shtatori”, gjashtë janë në Qendrën Klinike, ndërsa dy pacientë janë në Spitalin e Tetovës. Hetimet kanë treguar se shoferi i autobusit nuk ka qenë në gjendje të dehur dhe as nën ndikimin e qetësuesve apo substancav­e të tjera. Për shkak të tragjedisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpal- li dy ditë zie për viktimat e aksidentit, datat 14 dhe 15 shkurt. Numri i viktimave ka arritur në 14 të vdekur. Në klinikat e Shkupit, ekipe të shumta mjekësore janë të angazhuar në mjekimin dhe operimin e mbi 30 të lënduarve nga aksidenti tragjik, pas rrokullisj­es së autobusit në autostradë­n ShkupTetov­ë.

 ??  ?? Autobusi i aksidentit ne autostradë­n Shkup- Tetovë
Autobusi i aksidentit ne autostradë­n Shkup- Tetovë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania