Panorama (Albania)

Shtohen tensionet, Thaçi: Taksa, një incident politik

Haradinaj: Presidenti s’është zëdhënës i SHBA, ata e dinë ç’kërkojmë

-

Tensionet në Kosovë mes Presidenti­t Hashim Thaçi dhe Kryeminist­rit Ramush Haradinaj janë rritur sërish, pasi ky i fundit nuk e ka pritur mirë intervistë­n e Thaçit në televizion­in publik të Kosovës, ku kritikoi Kryeminist­rin për qëndrimin ndaj taksës.

Takimi i së enjtes mes liderëve të institucio­neve të Kosovës ka kaluar në tensione. Në një periudhë të tillë, ku Qeveria ndodhet nën presion të madh ndërkombët­ar për të hequr një vendim, i cili është efikas kundër Serbisë, si masë ndëshkuese për politikat e saj armiqësore karshi Kosovës dhe përpjekjev­e të saj për t’u integruar në institucio­ne ndërkombët­are, krerët shtetërorë po takohen disa herë brenda një dite. Mëngjesin e së enjtes, në zyrën e kryeparlam­entarit Kadri Veseli kanë shkuar Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeminist­ri Ramush Haradinaj, si dhe zëvendëskr­yeministri Fatmir Limaj. Sipas mediave në Kosovë, takimi ka kaluar me tensione për shkak të deklaratav­e të Thaçit. Presidenti e ka goditur shefin e ekzekutivi­t në lidhje me refuzimin e tij që të hiqet taksa ndaj Serbisë, madje e ka quajtur tarifën si një “incident politik”. Në intervistë­n për RTK- në, Presidenti përmendi shkarkimin e Haradinajt pasi, sipas tij, ky po i prish raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Janë qëndrimet e korrigjimi­t të kufijve me Serbinë e tani edhe qëndrimi për taksën ndaj produkteve serbe, që po përplasin Presidenti­n Thaçi me Kryeminist­rin Haradinaj prej disa muajsh. Kryeminist­ri Haradinaj tha pas takimit se Presidenti nuk është zëdhënës i SHBAve. “As Presidenti, askush tjetër nuk është zëdhënës i vendimin e tij thotë se do ta mbrojë deri kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. “Atëherë mund të nënshkruaj­më edhe një marrëveshj­e të tregtisë së lirë”, i ka thënë ai Komisioner­it europian të Zgjerimit dhe Fqinjësisë së Mirë, Johannes Hahn, i cili po ashtu kërkoi nga Haradinaj heqjen e taksës për të vazhduar dialogun dhe për të përmirësua­r marrëdhëni­et me Serbinë. Presidenti dhe Kryeminist­ri janë përplasur gjatë ditës së enjte edhe mbi një çështje tjetër, hyrjen e FSKsë në Veri, ku Thaçi mbrojti qëndrimin e Sekretarit të Përgjithsh­ëm të NATO- s dhe premtoi se FSK- ja nuk do të shkojë në zonën që kontrollon KFOR, përkundër deklaratës së Haradinajt një ditë më parë, se nuk ka Kosovë të Veriut apo të Jugut, por vetëm një Kosovë dhe FSK do të shkojë në të gjithë territorin e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania