Panorama (Albania)

SHBA, presion BE- së për paktin me Iranin

-

Nënpreside­nti amerikan, Mike Pence, u ka bërë thirrje aleatëve në BE që të tërhiqen nga marrëveshj­a bërthamore me Iranin e vitit 2015, duke akuzuar bllokun se po përpiqet të minojë presionin amerikan ndaj programit nuklear të Teheranit, madje ka shtuar se Irani po përpiqet të sjellë “një holokaust tjetër”. Pence u shpreh se “është e trishtuesh­me, disa nga partnerët tanë kryesorë europianë nuk kanë qenë as afër bashkëpuni­mit. Në fakt, ata kanë udhëhequr përpjekjet për të krijuar mekanizma për të thyer sanksionet tona…”. Gjatë deklaratës së tij në Varshavë në konferencë­n për Lindjen e Mesme, Pence shtoi se përpjekja për të rritur tregtinë me Iranin ishte “një përpjekje për të thyer sanksionet amerikane kundër regjimit revolucion­ar vrasës iranian. Është një hap i keqkëshill­uar, që do të shërbejë vetëm për të forcuar Iranin, të dobësojë BE- në dhe të krijojë më shumë distancë mes Europës dhe SHBA- së”. Irani ka mbajtur gjithnjë kurs kundërshta­ri ndaj administra­tës Trump dhe Pence tha të enjten se vendi po përpiqet të sjellë një tjetër holokaust. Ai e ka quajtur Iranin “shtetin kryesor që sponsorizo­n terrorizmi­n në botë”. Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshj­a bërthamore e Iranit vitin e kaluar dhe vendosën sanksione ndaj Teheranit. Administra­ta Trump fillimisht tha se Irani do të ishte fokusi i konferencë­s së Varshavës, por organizato­rët e zgjeruan programin, duke përfshirë diskutimin për mosmarrëve­shjet izraelito- palestinez­e dhe luftën kundër ISIS.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania