Panorama (Albania)

Morati sulmon Marotën: Lajmi të mos publikohej

-

Çdo çështje në ambientet e Interit ka kaluar në plan të dytë, pasi aktualisht po mbizotëron polemika me kapitenin Mauro Ikardi. Vendim drastik ai i klubit zikaltër, që vendosi t'i heqë shiritin argjentina­sit për t'ia besuar Handanoviç­it. I grumbullua­r për transfertë­n e djeshme në Vjenë, numri 9 vendosi ta dezertojë duke konfirmuar krisjen me drejtuesit për çështjen e rinovimit. Rreth situatës ka folur për mediat italiane edhe ish- presidenti historik interist, Masimo Morati.

A jeni i habitur me sa ka ndodhur?

Po, sepse veprimi i klubit më është dukur i kotë, por do kenë arsyet e tyre dhe ndoshta është një strategji e brendshme, ku unë nuk mund të ndërhyj dhe të informohem.

Si president, ju nuk do e kishit kryer një lëvizje kaq të fortë?

Nuk i di kushtet, ndaj s'mund t'i kuptoj motivimet. Sipas mendimit tim, në mes të kampionati­t, nëse ekziston mundësia për ta shitur, nëse duan t'i kapin objektivat që kanë caktuar, do thosha "jo".

Çfarë ideje keni krijuar me gjithë deklaratat e Vandës, Ikardit, Spaletit dhe Marotës?

Gjithçka është bërë publike. Dikur rinovimet e kontratave nuk shpreheshi­n hapur. Blerja po, ishte e rëndësishm­e, ndërsa rinovimi diçka që do shpallej në momentin e duhur. Tani gazetat shkruajnë lajme nga më të ndryshmet dhe çdokush është i detyruar të japë përgjigje.

Si e gjykoni veprimin e Ikardit për të mos shkuar në Vjenë?

Sa ka ndodhur mbetet të qartësohet nga klubi, pasi për momentin vetëm po luhen lojëra: "është faji i tij, është faji im...". Dhe kjo është diçka e shëmtuar, sepse largon gjithmonë e më shumë lojtarin nga klubi dhe anasjellta­s. Ndoshta do kenë avantazhet e tyre, të na thonë se cilat janë.

Keni "melankoli" për kapitenët tuaj, Bergomi e Zaneti?

Kam gjetur një kapiten të mirë edhe me Ikardin, gjithmonë ka luajtur me entuziazëm, seriozitet dhe profesiona­lizëm, ndaj nuk kam asgjë për të thënë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania