Panorama (Albania)

Rekordmeni Murinjo arkëton 60 milionë euro nga shkarkimet

-

Mançester Junajtid ka publikuar bilancet e tremujorit të dytë të sezonit 2018/' 19 dhe ka zbuluar edhe shifrën e dëmshpërbl­imit, që i pagoi Zhoze Murinjos për shkarkimin në 18 dhjetor. Portugezi përfitoi 19.6 milionë sterlina ( rreth 22.3 milionë euro) për ndërprerje­n e parakohshm­e të kontratës prej 17 milionë eurosh në vit, që do të skadonte në vitin 2020: një pushim nga puna i paguar me ar. Dhe nëse për "djajtë e kuq" ishte një tjetër faturë e dhimbshme, pasi përpara shkarkimit të portugezit i paguan 8.4 milionë sterlina edhe Luis Van Galit në vitin 2016, për "Specialin" ishte një çek tjetër në bankë duke u ngrohur në diell. Pas shkarkimit të parë nga Çelsi ( bëhet fjalë për vitin 2007), portugezi u dëmshpërbl­ye me 23.1 milionë sterlina, të cilat u shtohen 8.3 milionë paundëve të tjera, që ai arkëtoi pas pushimit nga puna për herë të dytë nga Roman Abramoviç në vitin 2015. Në total, rreth 35.6 milionë euro. Dhe duke bërë një llogari të thjeshtë të dëmshpërbl­imit që ka përfituar nga Mançester Junajtid dhe dy herë nga Çelsi, mund të themi se shkarkimet e kanë bërë Moun akoma më të pasur. Pa punuar asnjë ditë, llogaria e tij bankare është shtuar me gati 60 milionë euro. Por një trajner me karakterin e tij nuk do të kënaqet kurrë duke e parë futbollin nga poltrona dhe pritet që t'ia rinisë nga e para në një tjetër klub europian. "Kurrë nuk duhet thënë kurrë në jetë. Këtu vij shpesh me pushime dhe ndihem mirë. Por në këtë moment dua të gjej një klub në Europë", tha 56- vjeçari nga Brazili, i ftuar i televizion­it "Dazn".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania