Panorama (Albania)

Klop, në alarm: Pa Lovrenin kundër Bajernit

-

Liverpuli humbet një pjesë tjetër të rëndësishm­e të mbrojtjes në prag të duelit me Bajernin e Mynihut. Trajneri i "reds"- ave, Jyrgen Klop, pranon se qendërmbro­jtësi kroat nuk pritet të luajë kundër gjermanëve në ndeshjen e parë të 1/ 8- ave në "Anfield" të martën. Lovren është duke u riaftësuar nga një dëmtim muskulor që pësoi në ndeshjen kundër Uolvesit muajin e shkuar dhe ai nuk ka udhëtuar së bashku me shokët e ekipit në Marbeja të Spanjës, ku kryesuesit e Premier Ligës po përgatiten për ndeshjen kundër gjermanëve. Me Van Dajkun e pezulluar për këtë ndeshje, Klop pranon se ai duhet të shikojë alternativ­a të reja për qendrën e mbrojtjes, sepse edhe Xho Gomez është gjithashtu i dëmtuar dhe Xhoel Matip është i vetmi qendërmbro­jtës në dispozicio­n, mes Fabinjos dhe Hendersoni­t, i cili pritet të tërhiqet në mbrojtje për të bërë partnerin e kamerunasi­t. "Unë nuk dua që ta përjashtoj, por nuk mund t'i bëj planet me Lovrenin", tha tekniku gjerman. "Ai nuk është këtu për arsye të forta, sepse nuk mund të stërvitet. Ne rikthehemi në Liverpul të premten. Nga e shtuna dhe më pas, Dejan pritet të kthehet në qendrën stërvitore, por do të shohim. Megjithatë, duhet ta përgatisim skuadrën ndryshe. Nëse Dejan jep shenja të hënën dhe na thotë se ' ndihem shkëlqyesh­ëm', atëherë do na duhet ta mendojmë sërish. Por në këtë moment, ne jemi duke u përgatitur për ndeshjen dhe Dejan nuk është i përfshirë. Na duhet të gjejmë zgjidhje të tjera", tha ish- tekniku i Dortmundit, i cili gjithsesi e ka një lajm të mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania