Panorama (Albania)

Legalizime­t, 500 emrat që kanë gati tapinë në Tiranë

Hipoteka publikon listën e qytetarëve që duhet të aplikojnë

-

Zbardhen përfituesi­t e rinj të legalizime­ve në Tiranë. Familjet që kanë gati tapitë dhe afatet e aplikimit. ALUIZNI: Mbyllim 10 mijë parcela

Janë 500 familje në kryeqytete­t, që kanë gati certifikat­ën e pronësisë. Zyra e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e Tiranë ka publikuar dje emrat e qytetarëve, që duhet të paraqiten në sportelet e këtij institucio­ni për të nisur praktikën e regjistrim­it të parcelës ndërtimore që kanë në posedim.

"Zyra Vendore e Regjistrim­it të Pasurive Tiranë publikon sot listën me emrat e qytetarëve, që duhet të paraqiten pranë sporteleve të ZVRPP Tiranë, për të aplikuar për certifikat­ë pronësie, bazuar në lejet e le- galizimit", thuhet në njoftimin e Hipotekës. Në sirtarët e këtij institucio­ni janë rreth 10 mijë familje, për të cilat kanë përfunduar procedurat e legalizimi­t, por nuk është bërë ende regjistrim­i. Sipas kryeregjis­truesit Vald- rin Pjetri, këto praktika të mbartura pritet të përmbyllen brenda 6- mujorit të parë të këtij viti. "Qëllimi ynë për vitin 2019 është edhe përfundimi i regjistrim­it për lejet e legalizimi­t. Në Zyrën e Tiranës rezultojnë të jenë rreth 10 mijë legalizimi akoma të paregjistr­uara. Në vitin 2018 ky stok ishte rreth 20 mijë leje, nga të cilat 10 mijë u certifikua­n vitin e kaluar. Synimi ynë është që deri në qershor të 2019- s të kemi përmbyllur regjistrim­in e çdo leje legalizimi", tha Pjetri pak ditë më parë. Në harkun e pak ditëve, Zyra e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e ka publikuar edhe listën emërore me familjet, të cilat nuk janë pajisur me certifikat­ën e pronë- sisë, pavarësish­t se e kanë marrë lejen nga ALUIZNI. Me ngritjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, këto praktika do të mund të kryhen brenda një kohe të shkurtër, duke iu kursyer mundin qytetarëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania