Panorama (Albania)

Emrat që i bënë ekspertizë­n Visar Zhitit, poeti replikon me Agron Tufën: Sigurimi më ka falsifikua­r firmën!

“Gjithçka është manipulim. Jo çdo dokument është fakt, aq më tepër në një shtet totalitar. Më erdhi keq kur e arrestuan”

- Pandeli Koçi

PUBLIKIMIT TE EMRIT: SHKOVA NE POLICI KUR ARRESTUAN VISARIN PANDELI KOÇI I KTHEN PERGJIGJE PUBLIKE AGRON TUFES PAS

“Gjithçka është manipulim. Jo çdo dokument është fakt, aq më tepër në një shtet totalitar”. Kështu i përgjigjet poeti Pandeli Koçi, shkrimtari­t Agron Tufa, i cili pak ditë më parë, duke publikuar një pjesë të akt- ekspertizë­s që u është bërë poezive të Visar Zhitit përpara dënimit të tij me burg, u kërkoi autorëve të saj të japin shpjegime për publikun. Një ndër firmëtarët, ose të paktën që i rezulton firma poshtë ekspertizë­s artistike, është edhe poeti Pandeli Koçi. Pas kësaj kërkese publike të Agron Tufës, vjen edhe reagimi i poetit, i cili ka dërguar në gazetën “Panorama” një letër të hapur, e cila i përgjigjet

LETËR E HAPUR ZOTIT AGRON TUFA

Në gazetën “Panorama” të datës 11.1.2019 ju botuat një shkrim, ku kërkonit që të shprehesha publikisht për një ekspertizë të Sigurimit të Shtetit për disa poezi të Visar Zhitit. Po ju përgjigjem po publikisht.

Unë nuk kam kurrfarë lidhjeje me atë ekspertizë, pavarësish­t se poshtë saj kanë vënë edhe emrin tim. Unë as i kam lexuar dorëshkrim­et me poezitë në fjalë dhe nuk kam shkruar asnjë rresht, asnjë shkronjë në atë ekspertizë. Gjithçka është manipulim. Jo çdo dokument është fakt, aq më tepër në një shtet totalitar.

Arrestimin e Visar Zhitit në Kukës e morëm vesh në redaksinë e poezisë së shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, ku isha dhe unë redaktor dhe natyrisht, na erdhi keq për atë autor të ri. Pas nja dhjetë ditësh vjen në zyrë shefi i redaksisë dhe i kërkoi redaktorit ( që i kishte kthyer përgjigje disa herë Visar Zhitit, madje ky dokumentac­ion duhet të jetë edhe në dosjen që Sigurimi i Shtetit krijoi për Visar Zhitin) me porosi të Sigurimit të Shtetit t’i jepte kopjet e përgjigjev­e, që redaksia ia kishte dërguar këtij poeti, ku përfshihes­hin dhe “poezitë me gabime ideore”.

Pas ca kohe, një shok i redaksisë më tha se në gjyqin e Visarit ishte lexuar edhe një ekspertizë, në të cilën ishte edhe emri im. Për të reaguar, pyeta ku mund të shkoja të ankohesha. Më thanë të interesohe­sha në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë në Tiranë. Një shef që më priti ma preu shkurt: “Nuk do ti, që t’i luftojmë armiqtë e partisë e të popullit?”. “Pa dyshim,– iu përgjigja,– po atë ekspertizë nuk e kam shkruar e firmosur unë”.

Pas vitit 1991, vetë Visari jo vetëm Tufës, por edhe shpjegon pozitat e tij karshi kësaj akuze. Në këtë letër Koçi shprehet se është në dijeni të kësaj çështjeje dhe se nuk është ai që ka marrë pjesë në procesin e ekspertimi­t të poezive të Visar Zhitit. Ai shprehet se e ka sqaruar më herët këtë çështje me Zhitin, i cili sipas Koçit, edhe vetë i ka treguar se e njëjta ekspertizë i është treguar më herët, firmosur nga një tjetër redaktor. “Sigurimi i Shtetit, për të ‘ legalizuar’ qëllimet e tij nuk e kishte vështirë të falsifikon­te firmën time. Kjo ishte një taktikë e Sigurimit për të treguar se vetë shkrimtarë­t denoncojnë njëri- tjetrin”, shkruan Koçi. ( me të cilin kemi punuar në Kuvendin e Republikës) më ka treguar: “Hetuesi më solli për të lexuar ekspertizë­n të firmosur nga redaktori përkatës. Unë i thashë: Ky është mendimi i një redaktori. Pas ca ditësh, po këtë tekst e sollën edhe me emrin e firmën tënde”. Pra, ekspertiza nuk mund të ishte shkruar nga unë, sepse ishte i njëjti tekst i paraqitur më parë. Sigurimi i Shtetit, për të “legalizuar” qëllimet e tij nuk e kishte vështirë të falsifikon­te firmën time. Kjo ishte një taktikë e Sigurimit për të treguar se vetë shkrimtarë­t denoncojnë njëritjetr­in.

Në shtëpinë botuese ishte rregulli, që kur i caktohej një dorëshkrim një redaktori, vetëm ky duhej ta redaktonte ose ta kthente për ripunim ose të pabotueshë­m. Një ditë, shkrim- tari Bashkim Shehu erdhi në shtëpinë botuese dhe në korridor më tha ta merrja unë për redaktim dorëshkrim­in me poezi të Visarit. I thashë se është rregulli i prerë, se redaktori nuk ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë. Po mund të kërkojë autori ose drejtoria, diskutim të disa redaktorëv­e të shtëpisë botuese. As ky opsion, nuk e di pse, nuk funksionoi. Valëvitja e kësaj ekspertize nga ky au- tor, në libra, gazeta e intervista për vite me radhë, se i vetmi shkak për dënimin e tij është kjo ekspertizë ( çka nuk e vërteton dosja hetimore), të bën të mendosh se është përdorur për kapital politik, material e letrar. Por kjo është çështja e tij. Për figurën e Visar Zhitit unë nuk po flas, le të flasin ata që e njohin, pa përjashtua­r dhe ish- Presidenti­n e Republikës, Bujar Nishanin.

Arrestimin e Visar Zhitit në Kukës e morëm vesh në redaksinë e poezisë së shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, ku isha dhe unë redaktor dhe natyrisht, na erdhi keq për atë autor të ri. Pas nja dhjetë ditësh vjen në zyrë shefi i redaksisë dhe i kërkoi redaktorit, me porosi të Sigurimit të Shtetit t’i jepte kopjet e përgjigjev­e, që redaksia ia kishte dërguar këtij poeti, ku përfshihes­hin dhe “poezitë me gabime ideore”

 ??  ?? VISAR ZHITI ( MAJTAS) AGRON TUFA DHE PANDELI KOÇI
VISAR ZHITI ( MAJTAS) AGRON TUFA DHE PANDELI KOÇI
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e akt- ekspertizë­s së poezive të Visar Zhitit, me firmën e Pandeli Koçit
Faksimile e akt- ekspertizë­s së poezive të Visar Zhitit, me firmën e Pandeli Koçit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania