Panorama (Albania)

Gashi u arrestua në tetor 2018, u zbulua nga gjurmët e gishtave

-

Shtetasi kosovar nga Mitrovica, Naser Gashi, prej qershorit 2013 ishte shpallur person në kërkim ndërkombët­ar, pasi rezulton se me vendimin nr. 41 të datës 13 qershor 2013 është dënuar me 11 vite burg për akuzën e "Trafikut të lëndëve narkotike" kryer në bashkëpuni­m. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gashi ka përfituar ulje dënimi duke u dënuar përfundimi­sht me 7.4 vite burgim. Ai ka tentuar të marrë pafajësi në Gjykatën e Lartë, por çështja e tij nuk është pranuar të gjykohet, duke lënë në fuqi dënimin e dhënë nga Apeli i Krimeve të Rënda. Naser Gashi ka qëndruar në arrati duke u fshehur nën identiteti­n e shtetasit kosovar Samir Buli, ku me këtë emër ka hyrë disa herë në Shqipëri. Në mbrëmjen e datës 17 tetor 2018, Gashi së bashku me shokun e tij kanë tentuar të dalin nga Shqipëria në Kosovë, me një makinë Audi duke përdorur Pikën e Kalimit Kufitar Morinë. Aty u është nënshtruar kontrollev­e dhe Gashi ka paraqitur dokumente identifiku­ese me emrin Samir Bula. Si pasojë e dyshimeve të ngritura mbi këto dokumente, është vendosur nga Policia Kufitare që kosovari të shoqërohet në Drejtorinë e Policisë Kukës, ku t'i nënshtrohe­t identifiki­mit nëpërmjet gjurmëve të gishtave. Për të kryer këtë proces verifikimi është thirrur specialist­i i Laboratori­t Kriminalis­tik në Kukës. Nga verifikimi i dorës së djathtë ka rezultuar se në skanerin e gjurmëve daktilosko­pike ky person ishte i regjistrua­r në sistem me gjeneralit­etet Naser Adem Gashi, i ditëlindje­s 20 nëntor 1960, lindur në Mitrovicë, Kosovë. Gjatë kontrollit të këtij emri në sistemin TIMS është zbuluar se Naser Gashi ishte në kërkim. Nga ana e Policisë Kukës është kryer arrestimi i Naser Gashit, por nuk është vënë në dijeni Prokuroria e Krimeve të Rënda.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania