Panorama (Albania)

Basha lexon mesazhin e protestës dhe merr vendimin: Do propozoj djegien e mandateve

LSI MES DJEGIES SE MANDATEVE DHE BOJKOTIT. EMRAT QE I ZEVENDESOJ­NE

- LULZIM BASHA

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, deklaroi dje nga selia e PD- së, se do t’i drejtohet Grupit Parlamenta­r dhe organeve më të larta për propozimin e tij për djegien e mandateve. Pasi bëri një analizim të protestës së 16 shkurtit në Tiranë, kreu i PD- së theksoi se tubimi ia arriti qëllimit të tij dhe se pjesëmarrj­a ishte në nivelin e një referendum­i kombëtar. Basha u shpreh gjithashtu se qeveria e Edi Ramës është e kapur nga krimi dhe për këtë kërkoi një zgjidhje politike për krijimin e një qeverie tranzitore për zgjedhje të parakohshm­e ose në të kundërt, forca politike që ai drejton do të shkojë drejt një akti ekstrem, që nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë, atë të djegies së mandateve.

“Dua ta nis sot me një falënderim nga zemra për secilin prej qytetarëve protestues që u bënë pjesë e bashkimit më të madh popullor në Shqipëri. Këta protestues janë shpresa për ndryshim! Janë drita në fund të tunelit për të gjithë shqiptarët që ëndërrojnë Shqipërinë si gjithë Europa! Në emër të Partisë Demokratik­e, dua të falënderoj për bashkimin, për protestën, për qytetarinë që dëshmuan në protestën më të madhe, të dëshmuar në historinë e Shqipërisë. Dua t’i falënderoj, sepse sakrifikua­n nga vetja e tyre për t’i shërbyer një misioni madhor, përtej vetes së tyre e të familjeve të tyre: çlirimit të qeverisjes nga një grusht hajdutësh, oligarkësh dhe kriminelës­h, që ka marrë peng vendin. Unë e di që njerëzit që u mblodhën aty përjetojnë qindra probleme dhe halle, njësoj si të gjithë ata që nuk patën mundësinë të vijnë, probleme që kanë burim paligjshmë­rinë, arrogancën, padrejtësi­të, tradhtinë, mashtrimin, dhunën dhe vjedhjen nga qeveria. Me këta mijëra shqiptarë kam ndarë të njëjtën vendosmëri se nuk mund të ketë më kthim mbrapa nga misioni që kemi nisur: çlirimi i Shqipërisë nga qeveria e kapur në vjedhje, vjedhje të zgjedhjeve, vjedhje të parasë publike, vjedhje të së sotmes, vjedhje të së ardhmes europiane të Shqipërisë. Përgjimet e Prokuroris­ë faktuan që ky Parlament është produkt i krimit. Zgjedhjet e 25 qershorit nuk përfaqësoj­në vullnetin e lirë të qytetarëve. Ndaj, edhe qeveria e dalë nga ky Parlament i krimit është një qeveri e krimit dhe e oligarkëve, jo e qytetarëve. Unë dua t’ju falënderoj nga zemra, sepse ju iu përgjigjët thirrjes që unë dhe opozita ju drejtuam, me mesazhin më të qartë, pjesëmarrj­en më të lartë që ka parë ndonjëherë vendi: Mbështetje­n me pjesëmarrj­en dhe qëndresën e tuaj për zgjidhjen politike, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshm­e për: Një Parlament dhe qeveri që del nga vota juaj dhe jo nga bandat dhe paratë e korrupsion­it; Një Parlament dhe qeveri, ku ju ndiheni të përfaqësua­r, që ju përfaqëson, ju mbron juve, familjet tuaja, punën tuaj, fëmijët tuaj; Një qeveri dhe një Parlament që bën gjithçka për t’ju lehtësuar barrën e jetës, duke nisur nga më të pamundurit; Që ju jep dorën dhe nuk ju vjedh, që i shpenzon paratë publike që vijnë nga taksat tuaja për ju dhe jo për një grusht oligarkësh dhe politikanë­sh të korruptuar; Që ju përmirëson jetën, në vend që t’jua rëndojë atë, që jua lehtëson barrën e së sotmes dhe ju siguron perspektiv­ën për nesër; Që ju ndihmon që sipërmarrj­et të rriten, të punësojnë e të garantojnë punësim me paga dhe kushte dinjitoze; Që fusin në punë shqiptarët, rrisin mirëqenien e tyre e nuk vjedhin lekët me afera të tmerrshme korruptive, bashkë me një grusht oligarkësh, duke paguar nga xhepat tuaj për luksin e tyre të shfrenuar qeveritar. Unë besoj fort, dhe ju e dëshmuat dje, se kjo është e vetmja rrugë për të shkuar në Europë: Me zgjedhje të lira e të ndershme; Me një qeveri që u shërben qytetarëve, Me ligjin e barabartë për të gjithë.

Ju erdhët, të dashur bashkëqyte­tarë, me dinjitet qytetar, të vendosur. Qeveria dhe Kryeminist­ri, të kapur në vjedhje, iu përgjigj bashkimit më të madh të shqiptarëv­e të dëshmuar ndonjëherë, me skenarë konfrontim­i dhe dhune. Me gaz helmues iu përgjigjën luleve dhe civilizimi­t tuaj europian. Ai urdhëroi dhunimin e të drejtave tuaja, të drejtat e protestues­ve dhe, më pas, terror mbi protestues­it. Dhuna kundër qytetarëve protestues provon degradimin e këtij shteti të kalbur, inkriminim­in e Policisë që mbron hajdutin në krye të bandës qeverisëse. Dhuna, rrahja dhe helmimi i qytetarëve të vjedhur dhe të tradhtuar ka vetëm një motiv. Ajo bëhet në emër të Edi Ramës, për llogari të mbrojtjes së pushtetit të tij të kalbur e të degraduar nga korrupsion­i, vjedhja dhe krimi. Por, siç e dëshmuat dje dhe, jam i bindur do ta dëshmoni çdo ditë këtej e tutje, asgjë nuk e ndal një popull të tradhtuar dhe të braktisur, kur lufton për të drejtat e tij legjitime dhe sovrane! Në asnjë vend të Europës nuk pranohet një qeveri që është kapur duke vjedhur! Në çdo vend ku funksionon demokracia, Kryeminist­ri dhe qeveria që është kapur duke vjedhur qytetarët, jep dorëheqjen dhe shkon para drejtësisë. Gjermanët, francezët, britanikët, italianët, amerikanët, nuk pranojnë kurrë t’i qeverisë dikush që është kapur duke blerë votat e tyre, bashkë me krimin. Për fat të mirë, prej 16 shkurtit, këtë nuk e pranojnë më as shqiptarët! Protesta më e madhe, që pas pluralizmi­t dhe, pra, më e madhja ndonjëherë, i tregoi mbarë botës dje se ne, shqiptarët, jemi popull europian, jo thjesht në gjeografi, por në vlera dhe besim te demokracia dhe shteti i së drejtës. Në Europë, pra, ku qeveria kapet duke vjedhur, nuk rrihet populli, nuk helmohet populli, por ikën qeveria, ndëshkohen hajdutët! Edi Rama nuk pranoi ta dëgjojë këtë mesazh, mesazhin e sovranit të bashkuar si asnjëherë më parë në protestën e djeshme. Qytetarët kërkojnë zgjidhje, kërkojnë rrugëdalje, kërkojnë ndryshim. Ju kërkoni një Qeveri të zgjedhur nga vullneti juaj dhe vota juaj dhe jo një Qeveri të diktuar nga krimi dhe hajdutët e oligarkisë. Ju kërkoni një Parlament që zgjidh hallet e tyre dhe jo një Parlament të dalë nga votat e blera me paratë e krimit të organizuar dhe që noterizon vjedhjet e një Kryeminist­ri të kapur në flagrancë. Ju kërkoni një Qeveri legjitime, që u jep llogari qytetarëve, në vend që t’i fyejë e t’i poshtërojë, pasi i ka vjedhur dhe dhunuar. Ju kërkoni dhe prisni që ne t’i prijmë ndryshimit. Ne kemi ndjekur të gjitha rrugët institucio­nale për të mbrojtur demokracin­ë, për të mbrojtur interesin e qytetarëve. Por, përballë, nuk kemi një parti politike. Nuk kemi një Kryeminist­ër dhe Qeveri politike, të zgjedhur nga Qytetarët. Përballë kemi një bandë, që ka ardhur në pushtet nga bashkëpuni­mi me bandat dhe qeveris për llogari të bandave. Duke ju falënderua­r për besimin e demonstrua­r dje, ju siguroj se e unë e kam dëgjuar dhe kuptuar shumë qartë mesazhin tuaj me pjesëmarrj­en dhe bashkimin në protestën më të madhe që ka pasur ndonjëherë vendi. Mesazhi juaj është i qartë: Kështu nuk vazhdohet më! Kupa është mbushur dhe është derdhur. Thika ka shkuar në palcë dhe koha e fjalëve ka mbaruar. Ne nuk do të vazhdojnë të jemi më fasadë e një Parlamenti të dalë nga zgjedhje që i ka diktuar krimi i organizuar. Mbështetja juaj, e dëshmuar dje, mori përmasat e një referendum­i për zgjidhjen politike, të ofruar nga opozita. Ndaj, unë jam sot këtu për t’ju thënë me përgjegjës­i të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj. Ndaj, kam vendosur t’i propozoj Grupit Parlamenta­r dhe forumeve më të larta vendimmarr­ëse të PD- së djegien e mandateve parlamenta­re, në mbështetje të qëllimit dhe aspiratës që ju dje dëshmuat se është mbarëkombë­tare, europiane dhe e pandalshme: Mbrojtjen e demokracis­ë dhe shtetit të së drejtës. Shqipërinë si gjithë Europa! Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme Parlament të popullit dhe jo të krimit”.

Mbështetja juaj, e dëshmuar dje, mori përmasat e një referendum­i për zgjidhjen politike, të ofruar nga opozita. Ndaj, unë jam sot këtu për t'ju thënë me përgjegjës­i të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj. Ndaj, kam vendosur t'i propozoj Grupit Parlamenta­r dhe forumeve më të larta vendimmarr­ëse të PD- së djegien e mandateve parlamenta­re, në mbështetje të qëllimit dhe aspiratës që ju dje dëshmuat se është mbarëkombë­tare, europiane dhe e pandalshme

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Basha, dje gjatë konferencë­s
Basha, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania