Panorama (Albania)

Rama: Asgjë s’i bënë dot Qeverisë, goditën Shqipërinë

Spiropali: S'do marrin më rrogat për ta ndotur Kuvendin

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Edi Rama shprehu trishtim në lidhje me jehonën që ka pasur protesta e së shtunës në median botërore.

Përmes një postimi në "Twitter", Rama shkruan se imazhi që kjo protestë i dha Shqipërisë u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatav­e me BE. "Çfarë trishtimi jehona e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë! Politika qorre e një opozite pa vizion, pa program, pa lidership nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatav­e me BE. Turp", shkruan Kryeminist­ri Rama. Gjatë protestës së opozitës ditën e shtunë, Kryeminist­ri Rama reagoi me dy postime në "Twitter", duke iu drejtuar protestues­ve që vijojnë të ndjekin nga pas liderët e opozitës. "Për Protestues­it: Është faji i atyre që ju tërheqin nga hunda, apo juaji që akoma i ndiqni pas ata udhëhumbur? Për Vlonjatët: Sot ju i ritreguat Shqipërisë atë që dini më mirë, anën e duhur të historisë! Për Policinë e Shtetit: Ishte dita për të bërë dallimin e madh. Ju e bëtë! # Respekt", shkruante Rama në "Twitter". Por kreu i qeverisë nuk kurseu dhe një reagim pas shkatërrim­it nga disa protestues të kërpudhës artistike të vendosur në lulishten para Kryeminist­risë. "KËRPUDHA - Vepër e Carsten Holler, pjesë e një cikli të ekspo- zuar në disa muze, dhuruar Kryeminist­risë pas një vizite në vendin tonë, që e ktheu artistin e famshëm bashkëkoho­r në një ambasador të Shqipërisë e shqiptarëv­e. Ndjesë Carsten, kjo s'është Shqipëria, këta s'janë shqiptarët", shkruante Kryeminist­ri, duke dhënë në këtë mënyrë dhe një vlerësim për protestën dhe pasojat e saj.

MANDATET Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, që tha dje se do digjte Qeverinë, ka vendosur të djegë opozitën. Ky është reagimi i zëdhënëses së Qeverisë dhe ministres së Shtetit për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n, Elisa Spiropali, pas deklaratës së kreut demokrat se do i propozojë Grupit Parlamenta­r të PD- së, djegien e mandateve. "Lulzim Basha tha se do digjte qeverinë dhe paska vendosur të djegë opozitën! Sinqerisht nuk do ta dëshironim kurrsesi degradimin e tyre konstant, po në këto kushte, duhet pohuar kjo e keqe e ka një të mirë: Nuk do t'i marrin më rrogat për ta ndotur Parlamenti­n me baltë e bojë!", u shpreh Spiropali përmes një postimi në "Twitter". Një ditë pas protestës para Kryeminist­risë, Lulzim Basha deklaroi se do të propozojë djegien e mandateve të deputetëve të PD- së në Kuvend. Kryetari i Grupit të PS- së, Taulant Balla, pa fshehur ironinë, tha ditën e protestës se kryetarja e LSI- së nuk e pranon idenë e djegies së mandateve. "Mos kini merak se Luli dhe Monika nuk i lëshojnë mandatet. Monika e ka shumë merak dhe pjesën e rrogës dhe nuk i lëshojnë mandatet", u shpreh Balla.

 ??  ??
 ??  ?? Edi Rama dhe Elisa Spiropali
Edi Rama dhe Elisa Spiropali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania