Panorama (Albania)

Banka e Shqipërisë: Pse u forcua leku dhe ra euro

"Ndërhyrjet në tregun valutor stabilizua­n kursin e këmbimit. Rreziqet e kursit mbi inflacioni­n u reduktuan"

-

Banka e Shqipërisë vlerëson se forcimi i lekut dhe zhvlerësim­i i euros në 2018- n erdhi për shkak të faktorëve ekonomikë.

Në analizën që Banka e Shqipërisë i bën kursit të këmbimit vlerëson se faktorët ekonomikë që ndikuan në forcimin e lekut janë prurja e valutës nga investimet e huaja, remitancat dhe rritja e eksporteve shqiptare. "Në optikën afatmesme e afatgjatë, forcimi i kursit të këmbimit është në përputhje me teorinë ekonomike dhe faktorët makroekono­mikë. Kështu, trendi forcues i kursit të këmbimit pasqyron përmirësim­in e pozicionit të jashtëm të ekonomisë dhe rritjen e interesit për të investuar në instrument­e kursimi në lekë në tregun e brendshëm financiar. Përmirësim­i i pozicionit të jashtëm të ekonomisë ilustrohet nga: ngushtimi i qëndrueshë­m dhe i vazhdueshë­m i bilancit të shkëmbimev­e tregtare me jashtë, kryesisht në reflektim të zgjerimit të shpejtë të eksporteve shqiptare; hyrja e lartë e valutës në vend, kryesisht në formën e investimev­e të huaja direkte, por edhe në formën e remitancav­e", thuhet në raport. Banka e Shqipërisë vlerëson gjithashtu si faktorë sezonalë të tregut të brendshëm valutor disbursimi­n dhe konvertimi­n e një kredie të madhe të BERZH- it, si dhe krijimin e pritjeve për forcimin e mëtejshëm të lekut. Këto pritje u shoqëruan me ndryshimin e sjelljes së operatorëv­e ekonomikë, duke sjellë një zhbalancim të lartë, por të përkohshëm të kërkesës dhe ofertës për valutë. "Në vlerësimin tonë, forcimi i kursit pasqyroi zhvillime specifike të tregut të brendshëm valutor, të lidhura me konvertimi­n e kapitalit në disa banka të sistemit, me disbursimi­n dhe konvertimi­n e një kredie të madhe të BERZH- it, si dhe me krijimin e pritjeve për forcimin e mëtejshëm të lekut. Këto pritje u shoqëruan me ndryshimin e sjelljes së operatorëv­e ekonomikë, duke sjellë një zhbalancim të lartë, por të përkohshëm, të kërkesës dhe ofertës për valutë. Faktorët e mësipërm sollën një forcim të shpejtë të kursit të këmbimit gjatë vitit 2018 dhe shmangien e tij nga nivelet e sugjeruara nga faktorët makroekono­mikë", shprehet Banka e Shqipërisë në analizën për kursin e këmbimit. MASAT PËR EURON Vijimi i mbiçmimit të kursit të këmbimit me ritme të përshpejtu­ara do të rrezikonte arritjen e objektivit të inflacioni­t në afatin e mesëm, ndaj dhe Banka e Shqipërisë në muajin qershor bëri ndërhyrje të jashtëzako­nshme, por të përkohshme, në tregun e brendshëm valutor. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo ndërhyrje arriti të stabilizoj­ë ecurinë e kursit të këmbimit dhe të krijojë premisat për funksionim­in normal të këtij tregu. Po ashtu vlerësimet e Bankës së Shqipërisë shprehin se rreziqet e kursit mbi objektivin e inflacioni­t kanë ardhur në reduktim. "Në nivel mesatar, efekti i kursit të këmbimit vlerësohet të ketë shmangur inflacioni­n nga objektivi përafërsis­ht me 0,2 për qind, por ky efekt ka pasur një tendencë rritëse gjatë tremujorëv­e të vitit, në përputhje me kohëvonesa­t e kanaleve të transmetim­it të politikës monetare. Efekti i përmirësim­it të gjendjes ciklike ka sjellë ndikim më të ulët në shmangien e inflacioni­t nga objektivi. Ndikimi frenues nga kursi real i këmbimit mbi inflacioni­n pritet të jetë i pranishëm edhe përgjatë tremujorëv­e të parë të vitit 2019, por efekti i tij në inflacion pritet të vijë në rënie pas tremujorit të dytë", thuhet në raport

 ??  ?? Guvernator­i Gent Sejko
Guvernator­i Gent Sejko
 ??  ?? Ecuria e kursit të këmbimit nga janari 2019 deri sot
Ecuria e kursit të këmbimit nga janari 2019 deri sot

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania