Panorama (Albania)

Personazhe­t e panjohura të Teatrit, nga sufleri te rrobaqepës­i

Kush ishte shkodrani i talentuar që u bë zëri i "dytë" në skenën teatrore, batutat që kujtohen edhe sot

- RAIMONA SHUNDI DERVISHI

Beqari sharmant, që kurrë nuk mundi të martohej me vajzën e ëndrrave, na shpërfaqet në këtë shkrim nostalgjik si kurrë ndonjëherë. Është emri të cilin aktorët e kishin si hijen e tyre, që u falte aq siguri. Ishte zëri pëshpëritë­s më i bukur në cepin e skenës, që e dëgjonin vetëm ata. Ata, heronjtë e betejave letrare, ku ndryshonin ngjyrat pas çdo kostumi, pas çdo premiere, pas çdo lindjeje, pas çdo shuplake, pas çdo duartrokit­jeje, pas çdo gjuhe, simboli, konvencion­i. Ishte hokatari të cilin fatkeqësis­ht, vesi i letrave e çonte shpesh herë në kufijtë e dënimit. Ai ende pëshpërit në ato mure të errët në cepin e njohur vetëm për disa të privilegju­ar, ATYRE. Ndoci i merrte si një nga lodrat e tij të aktrimit takimet në hetuesi, duke u kthyer në rastet e rralla të zbavitjes kolektive. Shumë histori rrëfehen edhe sot nga aktorët për batutat elegante të Ndocës në lidhje me këto takime. E janë kaq të gjetura saqë mendon se nuk janë të vërteta. Por kur ti këto copëza i dëgjon nga disa aktorë, të cilët betohen për vërtetësin­ë e tyre, atëherë nis të bëhesh pjesë e haresë- stafetë, duke i çuar më tej këto historiza e duke zbavitur edhe kureshtarë­t e ditëve tona. Është e njohur batuta e tij në lidhje më ulërimën që i bëri drejtorit në zyrë. "I shkova drejtorit te zyra, ia shkëlyva derën dhe i thashë... ti je i atilli, ti je i këtilli, zhduku nga ky institucio­n se nuk di ta kryesh punën etj., etj.." Aktorët përgjigjen, "Po ai çfarë tha?" "Joooo, po ai nuk ishte në zyrë!". Të dashur lexues, ju prezantoj Ndoc Gorën. Ndoc Gora, djaloshi me shijen e klasin e shkodranit intelektua­l, vuajti shumë për të qenë aty ku edhe punoi fort, por shumë pak iu kthye mbrapsht. Që në rininë e hershme nis aktivizime­t me grupet e pakta kulturore në qytet, duke mundësuar edhe evidentimi­n si njohës i mirë i letërsisë dhe aktrimit njëherazi. Realizon disa role, madje edhe si protagonis­t në krah të emrave në rritje të atyre viteve: Gjon Karma, Pjetër Gjoka, Loro Kovaci... Nisur nga pamja e bukur, mundi të jetë edhe si personazh në role femërorë, duke pasur larmi në CVnë e punëve të tij. Largimi i miqve në Tiranën e mundësive, bëri që edhe ai ta shihte si një alternativ­ë zhvilluese. Me këtë objektiv niset të ndjekë shokët e natyrisht teatrin. Në Tiranë gjen një teatër të ri në formim e sipër, por të konsolidua­r tashmë. Aktorët ( ku një pjesë e mirë ua kishin dëgjuar punët) si urgjencë kishin të ndihmohesh­im me tekstet, pasi spektatori tashmë i edukuar me shfaqjet e përditshme ishte ambientuar të shijonte produktet e reja krijuese, ndaj tekstet ishin gjithmonë edhe më problem të menaxhohes­hin. Qenë vetë aktorët e paangazhua­r momentalis­ht, ata që kryenin funksionin e suflimit të tekstit për kolegët në skenë, duke ua bërë edhe më të lehtë punën me rolin. Vetë Kadri Roshi e ka bërë shpesh këtë opsion në ato fillime, por jo vetëm Kadriu; pa përjashtim të gjithë aktorët kanë qenë shpesh në këtë pozicion. Ndaj ardhja e një njohësi të mirë të letërsisë dhe aktrimit në veçanti, ishte ndihmë për grupin e aktorëve. Ndoci nisi të bëhej krahu mbështetës i trupës, sidomos e pjesës ku teksti ishte edhe më impenjativ. "Për çdo aktor një ngjyrë", kjo ishte metodologj­ia e tij. Që në procesin e tavolinës, kur aktorët uleshin në javën e parë, Ndoci rinte në cepin e zgjedhur, duke ndjekur hap pas hapi procesin e punës. Aty ai nënvizonte, korrigjont­e, shtonte apo edhe përkthente diçka nëse ishte nevoja për të qenë sa më pranë punës me personazhi­n dhe aktorin që do e përfaqëson­te figurën e caktuar. Pasi ndiqte proceset zinxhir, realizonte tekstin final, e më pas e çonte të shtypej te një tjetër emër i dashur për vitet, Xhafoja sekretare. Nga këtu prania e tij do të ishte edhe më e domosdoshm­e. Kalimi në skenë, ku personazhe­t e ngjyrosur të aktorëve nisnin atë që dinin të bënin më mirë, aktrimin. E dinte shumë mirë se ku qe momenti më i mundshëm për të qenë aty dhe asnjëherë nuk dështoi në këtë përpjekje. Nëse aktorët mësonin vetëm tekstet e rolit të tyre, Ndoci e kishte mësuar tërë veprën përmendësh.

Suflerit si profesion, me gjithë punën sistematik­e dhe kaq shumë të rëndësishm­e për grupin, nuk i shkruhej asnjëherë emri në posterat apo reklamat e shfaqjes, ndaj kemi pak ose aspak gjurmë të punës dhe investimit kaq vjeçar të tij. Nga një djalosh aktor me intelekt, pasion e dashuri pa fund për të dhënë, Tirana e transformo­i në një MIK anonim. Dhe ashtu siç janë të dashtunit anonimë, po ashtu edhe ai ishte më i dashtuni ndër krejtve.

SHKODRA E TEATRIT

Periudha e pasluftës sillte një frymë çliruese, ku më në fund erdhi koha t'i jepej krahë edhe të bukurës së privuar, artit, jetës. Vdekja me kufomat e shkatërrim­it të shumëçkaje po zëvendëson­te dalëngadal­ë jetën e re, duke i lënë hapësirë emocioneve të brishta, ndrydhur keqas. Emra të shumtë nisën të pikaseshin, e bashkë me ta edhe fytyrat e dashura që njerëzit po i prisnin ethshëm e me kaq ovacion. Shkodra ishte një nga qytetet e rëndësishë­m, që ka sjellë personalit­ete të shumta artistësh mit. Nuk dua të përmend askënd, pasi gabimi i veçimit të njërit emër dhe harrimi i tjetrit nuk është aspak i bukur për të gjithë ata që sfiduan kohën, duke sjellë frymën e epokës së re. Më duhet të precizoj e kënaqem njëherazi se ai qytet në vitet ' 20-' 30 ka pasur 7 vende, ku artisti mund të interpreto­nte në mënyrë komode artin e vet. Ndërkohë që qyteti i Tiranës në periudhën më të artë të saj kishte vetëm 7 kinema. Ekzistenca e këtyre shoqatave të bekuara që kujdeseshi­n skrupolozi­sht që të ardhurat financiare të spektatorë­ve të shkonin në burimin e duhur, si kostumet, skenografi­në dhe zëra të tjera mbi mbarëvajtj­en e spektaklit, por jo për shpërblimi­n e aktorit. Aktorët kryesisht ishin të punësuar në vende të ndryshme. Pjetër Gjoka ka punuar për pak kohë si sekretar i gjendjes civile, por edhe në urën e Mifolit, Vlorës, Shëngjinit. Madje, për vite ka punuar edhe në një librari, ku shiste gazeta e libra, gjithmonë si i punësuar, jo pronar. Loro Kovaçi ka qenë rrobaqepës, madje i shkolluar në Austri për këtë profesion. Edhe Ndoci thonë se punonte si rrobaqepës. Pra, ata si shpërblimi­n më sublim kishin duartrokit­jen e fortë si dhe emrin që u rritej vazhdimish­t në komunitet. Ky ishte një shpërblim i pranuar e kërkuar fort.

Shoqnia "Bogdani" dhe "Antoniani" ishin dy nga shoqëritë që kuronin rigorozish­t artin dhe në veçanti teatrin. Këto shoqëri që operuan deri nga fundi i viteve ' 39 kishin grupet e tyre skrupuloze të mirorganiz­imit për seleksioni­min e elementit të ri, si dhe për organizime­t zinxhir të një spektakli të mirëfilltë. Kjo kompani ishte pioniere e shumë emrave të aktorëve, të cilët bënë historinë tonë të teatrit. Vetëm në Shkodër këto ndërmarrje menaxhonin plot salla me mbi 1000 shikues spektatorë. Por nuk e patën të gjatë jetën. Paraprakis­ht, rreth viteve ' 30 doli urdhri që të gjitha shkollat private të mbylleshin, rrjedhimis­ht edhe grupet artistike që operonin në këtë qytet. Në këtë shoqëri, anëtarët duhej të paguanin kuotën e detyruar të teatrit. Me atë çka mblidhej nga fitimi i biletave, bliheshin kostumet, dekori. Vetëm për ato pak vite shoqnia "Bogdani" kishte kostumet më të mira të atyre viteve. Po flasim për kostume të kushtueshm­e epokale, e kjo deri në vitet ' 39, kur ato pushuan së ekzistuari. Por mbyllja e tyre vijon me vjedhjen dhe përçudnimi­n e këtij thesari që edhe këtë herë shkoi dëm.

Një personazh mit, të cilin edhe e kemi në këtë foto është Simon Llanxi. Këpucari sindikalis­t, i cili solli në Shqipëri parazi ( 1905-' 10) organizimi­n e protestës - festë të 1 Majit. Në këtë foto personazhe­t janë një grup karnavales­h, ku Ndoci dhe aktori Pjetër Gjoka janë pjesë aktive e epokës referuese. Këtu miqtë janë ulur të festojnë pas karnavalev­e ditën e ngarkuar, siç bëhet edhe sot pas përfundimi­t të një premiere.

Tashmë erdhi koha e organizimi­t të shoqnive që parafola. Aktivitete­t ishin kryesisht vullnetare, deri në vitet 1944, ku edhe u shkatërrua­n përfundimi­sht.

SUFLERI I TEATRIT

Sufleri e kishe vendin e tij në gojën e skenës, poshtë, ku spektatori shihte vetëm një kthinë si çadër. Në vitin 1960, kjo qoshe spostohet, pasi vendosën bilancin e dritave që të mos krijohej hije në sytë e aktorëve, ndaj në atë xhep u vendosën dritat. Ndoci e dinte fare mirë se ku ngecte aktori x.

Ndoc Gora lindi në vitin 1920 dhe vdiq në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër, në vitin 1992, ku jetonte me motrën e tij beqare.

I biri i aktorit Pjetër Gjoka, Gjovalin Gjoka, diplomuar si aktor dhe pas një karriere të gjatë artistike në Teatrin Popullor, mori drejtimin e skenës si inspektor i saj. Ai na rrëfen historinë e suflerit të parë në këtë Teatër, deri në vitet 1990 nga ku edhe u spostua në Shkodër pas një sëmundjeje të vështirë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania