Panorama (Albania)

Djegia e mandateve, emrat e rinj të PD për në Kuvend

Si veprojnë KQZ dhe Kuvendi për listën e kandidatëv­e të PD

-

Kërkesa e kryetarit të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, për djegien e mandateve parlamenta­re, do të kërkojë një mirëkuptim me të gjithë kandidatët e paraqitur nga PD për zgjedhjet parlamenta­re të vitit 2018.

Kjo, pasi Kodi Zgjedhor ka parashikua­r rastet kur përfundon mandati i deputeti dhe si veprohet për zëvendësim­in e tij. Konkretish­t, neni 164 i Kodit Zgjedhor thekson se pas ndërprerje­s së mandatit të një deputeti, Kuvendi i dërgon kërkesën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zëvendësim­in e vakancës. Këtu futet në lojë më pas mirëkuptim­i me të gjithë kandidatët. Kjo, pasi Partia Demokratik­e, pasi arriti marrëveshj­en me partitë opozitare, vendosi që të garojnë nën një sigël të vetëm të gjitha partitë si: PD, PBDNJ, PDK, LZHK, PD dhe PAA, duke plotësuar listën prej 140 kandidatës­h me përbërje nga disa forca politike. Referuar Kodit, neni 164 shprehet se: “Në këtë rast, Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ- në për krijimin e vakancës. Mandati i ndërprerë i deputetit i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse. KQZ merr vendim për dhënien e mandatit kandidatit të radhës në listën e kandidatëv­e të regjistrua­r. Nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi, pa shkaqe të përligjura, mandati i kalon kandidatit vijues të listës. E njëjta procedurë vazhdon deri në shterimin e listës së kandidatëv­e të së njëjtës parti politike”.

Por nëse organet më të larta vendimmarr­ëse të PD- së vendosin për djegien e mandateve dhe ky vendim merret në mënyrë konsensual­e nga të gjithë kandidatët në listë, si do të veprohet për zëvendësim­in e tyre? Kodi Zgjedhor, në nenin 164, pika 4, thekson se vakancat e krijuara i kalojnë partisë që ka herësin më të madh në bazë të formulës. Por në zgjedhjet parlamenta­re të vitit 2017, partitë politike nuk u regjistrua­n në zgjedhje si koalicione parazgjedh­ore dhe në këtë mënyrë, vendet e lëna bosh nga deputetët që japin dorëheqje, mbeten të pazëvendës­ueshme duke krijuar një vakum prej 62 ligjvënësi­sh në sallën e Kuvendit. Konkretish­t, pika 4 e nenit 164, thekson se: “Në rast kur është shteruar lista e kandidatëv­e të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së ko- alicionit me herësin më të lartë. Kur mandati i ndërprerë i përket një kandidati të propozuar nga zgjedhësit, mandati i kalon subjektit zgjedhor me herësin më të lartë. Kur mandati i takon një koalicioni zgjedhor, ai i shpërndahe­t partisë pjesëtare të koalicioni­t me herësin më të lartë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania