Panorama (Albania)

LSI, mes djegies së mandateve dhe bojkotit total të Kuvendit

Kryemadhi: Beteja kundër Ramës vazhdon, s’ka parë gjë akoma

- ARISTIR LUMEZI

Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të marrë vendimin për djegien ose jo të mandateve të deputetëve menjëherë pas aktit që do të kryejë Partia Demokratik­e.

Burime pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim thanë dje për gazetën "Panorama" se nuk e përjashtoj­në dorëzimin e mandateve të deputetëve të saj. Por të njëjtat burime thanë gjithashtu se mund të ketë dhe një bojkot total të Parlamenti­t nga deputetët e saj. Do të jetë kryesia e LSI- së, e cila do të vendosë se cili do të jetë varianti më i mirë për të vështirësu­ar marrëdhëni­en e qeverisë me Parlamenti­n. Gjatë mesditës së djeshme, një ditë pas përfundimi­t të protestës së opozitës së bashkuar, kreu i selisë blu, Lulzim Basha, doli në një deklaratë për mediat ku tha se do t'i propozonte Grupit Parlamenta­r dhe Forumeve më të larta të PD- së djegien e mandateve. Në një reagim në rrjetet sociale, Monika Kryemadhi ka shkruar se "Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!". Në një dalje televizive pas protestës të së shtunës, kryetarja e LSI- së la të kuptohet se djegia e mandateve të deputetëve të opozitës do të varej nga fuqia e protestës. "Edi Rama është i rrëzuar dhe po mbahet me aparat duke krijuar aludime nga më të ndryshmet. Mandatet e opozitës do t'i djegin qytetarët, mos u bëni merak. Mandatet e opozitës do t'i djegin qytetarët. Mandatet e deputetëve të opozitës nuk janë të opozitës. Edhe pse janë mandate gjaku, sepse të flasësh nga studiot televizive është shumë komode, por bandat kriminale i kanë vendosur kallashin anëtarëve të LRI- së. Edhe pse mandatet tona janë mandate gjaku në atë Parlament, të jeni të bindur që janë mandatet në dorë të qytetarëve. Nuk mundet më, të mbaj peng të ardhmen e shqiptarëv­e Edi Rama", u shpreh Kryemadhi në emisionin "Opinion" në "Tv Klan".

PROTESTA Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, pas protestës së të shtunës akuzoi kryeminist­rin si frikacak. "Frikacaku Edi Rama sot me 2 mijë karriget e tij në Vlorë kërkonte të bënte antimiting­un. Por ishte përgjigja më e mirë që i dhanë shqiptarët sot nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit". Nga ai bulevard, ku me qindra e mijëra shqiptarë kanë dhënë gjakun për vendin e tyre, që kjo Shqipëri të jetë e lirë. Sot Edi Ramës shqiptarët i treguan edhe njëherë që ti ke ikur zotëri. Por ke ikur si një frikacak dhe nuk gjen vend ku të fshihesh. Sot Edi Ramës sh- qiptarët i treguan që mund të përdorë çdo lloj arme, por ata nuk i tut dot. Sot Edi Rama e tregoi edhe njëherë se është frikacak, por mbi të gjitha tregoi se është edhe vetëm. Sot Edi Rama mori një mësim shumë të mirë. Por mësime të tjera e presin akoma më shumë. Nuk ka parë gjë akoma. Jo gaz lotsjellës, jo plumba plastikë të përdorë ndaj qytetarëve, por sikur edhe të gjithë arsenalin bërthamor të Bashkimit Sovjetik dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ta mbledhë kundër popullit të tij, ai nuk mund ta mundi dot", deklaroi Kryemadhi. Sipas saj, me protestën filloi largimi i Kryeminist­rit, duke parashikua­r ditë makthi për të. "Nuk është Edi Rama nga ata burra që të mundë popullin e tij. Sot filloi rrënimi, filloi rrënimi i botës së krimit që përfaqëso- het nga Edi Rama. Ditë të tjera do të vijnë edhe më të ethshme, edhe me më makth për Edi Ramën, por do të vijnë ditë më të bukura për shqiptarë, ku zemrat e tyre do të vlojnë nga dëshira dhe nga dashuria për vendin e tyre", tha Kryemadhi.

 ??  ?? Monika Kryemadhi, gjatë protestës para Kryeminist­risë
Monika Kryemadhi, gjatë protestës para Kryeminist­risë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania