Panorama (Albania)

Dhuna në Kryeminist­ri, arrestohen 16 protestues

Akuzat e ngritura janë kundërshti­m i Policisë dhe shkatërrim prone

-

Policia e Tiranës arrestoi dje 16 persona, ndër ta edhe ishdrejtue­sin e Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha, për protestën e zhvilluar të shtunën nga opozita. Operacioni i zhvilluar për gjatë 8 orëve pas protestës dhe si dhe në orët e para të mëngjesit të djeshëm vuri në pranga protestues nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Fieri dhe qytete të tjera të vendit, duke i vënë përballë 4 akuzave të ngritura nga Prokuroria e Tiranës. Referuar njoftimit zyrtar të Policisë, identifiki­mi i personave që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së 16 shkurtit, erdhi pas analizimit të pamjeve filmike, raport- shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës. Sipas Policisë, në protestën e së shtunës, thirrur nga opozita, pati akte të dukshme dhune. "Policia ka arrestuar 16 shtetas për veprat penale: "Kundërshti­mi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik", "Goditje për shkak të detyrës", "Shkatërrim­i i pronës" dhe "Prishja e qetësisë publike", njoftuan uniformat blu. Hetimet për protestën u zhvilluan nga Prokuroria e Tiranës, e cila një ditë para tubimit të paralajmër­uar nga opozita, njoftoi se do të ishte në gatishmëri dhe ishte caktuar një grup prokurorës­h që do të ndiqnin të gjithë ngjarjen. Hetimet janë duke u drejtuar nga prokurori Enklid Gjini, ndërsa përpos pamjeve të kamerave të instaluara, ndihmë në këtë hetim kanë dhënë edhe grupet e vëzhgimit. Referuar hetimeve, Prokuroria dyshon se këta shtetas, gjatë zhvillimit të tubimit në datë 16.02.2019, pas orës 11: 00, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", kanë çarë ko- rdonin e Policisë, duke kundërshtu­ar e goditur punonjësit e Policisë, të cilët ishin të planëzuar me shërbim për garantimin paqësor të tubimit. Gjithashtu, shkruan Policia, këta persona kanë goditur dhe thyer me mjete të forta, dyert, xhamat dhe vepra arti në hyrjen kryesore të Kryeminist­risë.

 ??  ?? Qytetarët, duke goditur xhamat e Kryeminist­risë
Qytetarët, duke goditur xhamat e Kryeminist­risë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania