Panorama (Albania)

I akuzuar për vrasje, si mori 8 vite burg “Çipuri”

Gjykata e Lartë, “shpëtimtar­ja” e 42- vjeçarit të akuzuar për disa ekzekutime

-

I akuzuar për disa vrasje, plagosje, vjedhje me dhunë si dhe pjesëmarrj­e në grupe kriminale, në fund Armando Sulejmani pas shumë manovrave në sistemin e drejtësisë, ia ka dalë që të vuajë një dënim prej vetëm 8 vitesh burg edhe pse ka një vendim të formës së prerë, që e dënon atë me 16 vite heqje lirie.

Gjykata e Lartë, në shkurt 2014, e dënonte Sulejmanin me 16 vite burg, ndërkohë që në fund të vitit 2009, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e kishte dënuar atë me 25 vite burg kurse kreu i grupit “Gaxhai”, Gazmir ( Gazmend) Brakaj, mori dënim me burgim të përjetshëm. Krimet e Rënda e cilësonin Armando Sulejmanin fajtor për “Vrasje me paramendim” të kryer ndaj shtetasit Sadik Kurti në kuadrin e bandës së armatosur, për kryerjen e veprës penale atë të “Vrasjes me paramendim” të kryer ndaj shtetasit Avdul Bajrami në kuadrin e bandës së armatosur, “Vrasjes me paramendim” të kryer ndaj shtetasit Zihni Haruni, në kuadrin e bandës armatosur dhe “Vjedhjes me dhunë” në dëm të shtetasit Ardian Skënderi në kuadrin e bandës së armatosur si dhe për armëmbajtj­e pa leje. Por pas një rekursi pas ekstradimi­t, duke qenë se Sulejmani ishte dënuar në mungesë, Gjykata e Lartë vendosi që të rrëzojë akuzën për pjesëmarrj­en në bandë kriminale dhe e dënon 42- vjeçarin me 16 vite burg. “Armando Sulejmani është dënuar me vendimin gjyqësor të formës së prerë Nr. 69, datë 23.11.2009 i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ( i cili ka marrë formë të prerë me vendimin e Kolegjit Penal Nr. 48, datë 24.02.2014), me 16 ( gjashtëmbë­dhjetë) vjet burgim për kryerjen e veprave penale të ‘ Vrasjes me paramendim’ e kryer tre herë, ‘ Vjedhjes më dhunë’ dhe ‘ Mbajtjes pa leje të armëve luftarake’ në kuadrin e bandës së armatosur, parashikua­r nga nenet 78, 139 dhe 278/ 2 të Kodit Penal, vendim i cili është ekzekutuar nga ana e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me urdhrin e ekzekutimi­t të datës 17.09.2014", thuhet në vendimin e gjykatës. Por, ndërkohë ndaj Armando Sulejmanit kishte dhe një çështje tjetër gjyqësore. Bëhet fjalë për vrasjen e Elton Tato në ish- lokal “Zyrih” në lagjen “Skelë” të qytetit të Vlorës, ngjarje e ndodhur më 26 qershor 2002. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur dhe Robert Boraku. Për këtë ngjarje u akuzua Sulejmani dhe Sokol Sinomati. Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendim të dhënë në qershor 2003, deklaronte fajtor Sinomatin për vrasje me dashje dhe vrasje të mbetur në tentativë duke e dënuar me 20 vite burg, ndërsa Sulejmanin e dënonte me 8 muaj burg për moskallëzi­m krimi. Por, Gjykata e Apelit Vlorë, me vendim të dhënë në shtator 2003, dënonte Armando Sulejmanin për veprën pe- nale të vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpuni­m në dëm të viktimës Elton Tato dhe vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpuni­m e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Robert Boraku, duke e dënuar me 20 vite burg në total. Por, Gjykata e Lartë në shkurt 2017 vendos prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe rikthimin e çështjes për rigjykim me trup tjetër gjykues.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania