Panorama (Albania)

Grupi “Gaxhai”, si rivalizont­e Sulejmani me Zani Çaushin dhe grupin e “Xhelitajve”

-

Armando Sulejmani, i njohur ndryshe me pseudonimi­n “Çipuri”, njihet si anëtar i grupit “Gaxhai”, i drejtuar nga Gazmir Brakaj. 42- vjeçari është akuzuar për shumë vrasje bashkë me disa anëtarë të tjerë të grupit. Gjatë trazirave të vitit 1997, grupi i “Gaxhait” ushtronte aktivitet kriminal në qytetin bregdetar të Vlorës bashkë me dy grupe të tjera, grupin e “Xhelitajve” në lagjen “Çentrale” dhe grupin e Zani Çaushit në lagjen “Çole”. Gjatë muajit mars ‘ 97, këto grupe nuk kishin ndonjë konflikt me njëri- tjetrin, por më pas, gjatë veprimtari­së së mëtejshme, filluan të viheshin re aktivitete­t e para për t’u konsolidua­r më pas si banda të armatosura dhe me plane të qarta veprimi. Momenti i krijimit të këtyre grupeve të armatosura ishte fundi i muajit mars 1997. Gazmir Brakaj, i njohur si “Gaxhai”, kishte në grupin e tij Armando Sulejmanin, Sokol Sinomatin, Edmond Leskajn, Gazmend Nebiun si dhe disa persona të tjerë, tashmë të vdekur apo të paidentifi­kuar. 42vjeçari i akuzuar për disa vrasje u arrestua në Itali dhe më pas më 29 janar 2008, u krye ekstradimi i tij për në Shqipëri. Ekstradimi u krye në ekzekutim të dënimit të tij për vrasje dhe plagosje të ndodhur në vitin 2003, ku ndaj tij pati një dënim me 20 vite burg. Por, ndërkohë Sulejmani ndodhej për gjykim edhe në Gjykatën për Krimet e Rënda për pjesëmarrj­e në grup kriminal. Vendimet për të do të ndryshohes­hin disa herë dhe të shpëtonte vetëm me disa vite burg, duke rifituar kështu lirinë në vitin 2016, ku vetëm pak kohë pas daljes nga burgu u synua eliminimi i tij fizik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania