Panorama (Albania)

Pandeli Koçi: Sigurimi i Shtetit ka falsifikua­r firmën time

-

Firmën në fund të aktekspert­izës së poezive të Visar Zhitit, poeti dhe ish- redaktori i shtëpisë botuese "Naim Frashëri", Pandeli Koçi, e konsideron një manipulim të ish- Sigurimit të Shtetit. Këtë fakt, ai thotë se e ka mësuar pasi kishte ndodhur gjyqi i poetit. Ky reagim i Koçit erdhi pas kërkesës publike për sqarim nga ana e shkrimtari­t Agron Tufa, i cili botoi edhe faksimilet e aktekspert­izës me emrat e firmëtarëv­e. Ai jo dërgoi në gazetën "Panorama" një letër të hapur, e cila i përgjigjet vetëm Tufës, por edhe shpjegon pozitat e tij karshi kësaj akuze. Në këtë letër, Koçi shprehet se është në dijeni të kësaj çështjeje dhe se nuk është ai që ka marrë pjesë në procesin e ekspertimi­t të poezive të Visar Zhitit. Ai shprehet se e ka sqaruar më herët këtë çështje me Zhitin, i cili, sipas Koçit, edhe vetë i ka treguar se e njëjta ekspertizë i është treguar më herët, firmosur nga një tjetër redaktor. "Pas vitit 1991, vetë Visari ( me të cilin kemi punuar në Kuvendin e Republikës) më ka treguar: ' Hetuesi më solli për të lexuar ekspertizë­n të firmosur nga redaktori përkatës. Unë i thashë: Ky është mendimi i një redaktori. Pas ca ditësh, po këtë tekst e sollën edhe me emrin e firmën tënde'. Pra, ekspertiza nuk mund të ishte shkruar nga unë, sepse ishte i njëjti tekst i paraqitur më parë. Sigurimi i Shtetit, për të ' legalizuar' qëllimet e tij, nuk e kishte vështirë të falsifikon­te firmën time. Kjo ishte një taktikë e Sigurimit për të treguar se vetë shkrimtarë­t denoncojnë njëritjetr­in", shkruante ndër të tjera Koçi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania