Panorama (Albania)

“Nasi Lera e Bardhyl Londo s’pranuan të bëjnë ekspertiza”

"Londos ia kishin kërkuar për mua. Kurse Kadare e ka bërë në dobi të të akuzuarit, të cilin e kanë liruar"

-

Goditja ishte te poezitë, ato zunë vendin kryesor, gati të gjithë kohën 8- 9 mujore të hetuesisë sime, po kështu dhe në gjyq. Pretenca dhe vendimi i gjyqit i ngjanin recensës së zezë të një libri me poezi, ky ishte krimi im. Edhe dosja ime tani këtë ka brenda, madje janë futur si provë mbi 40 poezi, një poemë, procesverb­alet e hetuesisë mbi to, përgjigjet e shtëpisë botuese etj. Do të doja të botohej dosja, por jo thjesht si material, por si dëshmi e një dukurie, me përsiatjet dhe deduksione­t, që do të mund të shërbenin

"Një pyetje që duhet ngritur: Këta që kanë emrat poshtë aktekspert­izës, që çoi në burg poetin Visar Zhiti, a u detyrohen lexuesve një shpjegim se si ndodhi? Meqë janë figura publike dhe i shohim nëpër tubime, apo jo? Të mos thonë: i kemi sqaruar këto gjëra me Visarin ( kjo është tjetër gjë), por të na sqarojnë njëherë e mirë ne, publikisht ( dhe kjo është një gjë krejt tjetër)… Përndryshe, pyetja mbetet e ngritur sapo shfaqet prezenca e tyre në publik". Në këtë mënyrë, shkrimtari Agron Tufa ka rihapur një debat të nxehtë, atë të dënimit dhe denoncimit të poetëve nga vetë kolegët e tyre. Tufa ka botuar faksimilet e aktekspert­izës së poezive të Visar Zhitit, lexuar në procesin e tij gjyqësor. Aktekspert­iza mban nën të emrat e dy redaktorëv­e të shtëpisë botuese ' Naim Frashëri', asokohe: Ramazan Vozga dhe Pan- deli Koçi. Pas kësaj dorashke të hedhur nga Tufa, Koçi iu përgjigj përmes një letre të hapur, por Tufa sërish i përgjigjet, duke u shprehur se së pari letra e tij ka një adresë të gabuar se nuk duhet t'i dërgo- hidhur, që dy redaktorë të shtëpisë së vetme botuese në Shqipëri, ku unë qysh student kisha dorëzuar librin tim me poezi, më cilësonin si armik, para se ta vendoste gjyqi, ekskluzivi­tet i të cilit ishte. Pra, ata po e udhëzonin, po e paraprinin. E përsëris, ata e kishin bërë akt- ekspertizë­n para se të më arrestonin, nja 15 ditë më parë. Kur ma dhanë ta lexoj në qeli, jo vetëm që m'u dukën të padrejtë, por dhe të pamëshirsh­ëm, jo njerëz të letrave, por të prangave. Dhe me atë akt- ekspertizë në themel të akuzës, të përpiluar nga kryehetues­i Nexhat Selimi, e cila u vu në themel të pretencës, të mbajtur nga prokurori Avdi Gashi, unë u dënova me 10 vjet burg nga kryegjyqta­ri Mërgim Dragusha. Po kështu, me vendim gjyqi m'u hoq e drejta e botimit për më pas, e ushtrimit të profesioni­t, isha mësues, si dhe ajo elektorale, që nuk më shqetësont­e dhe aq, fare madje, ishte një drejtë e paqenë. Po kështu, shpenzimet e gjyqit iu ngarkuan të dënuarit, pra, mua.

Shtoj se dosja ka shumë gabime ortografik­e, deri edhe në emrin tim herë pas here, vrazhdësi dhe shkarje shkencore.

Emrave të aktekspert­izuesve nuk u dhashë ndonjë rëndësi të veçantë, mund të ishin kushdo nga ata, por që njeriu po het atij, por lexuesit dhe se nuk bëhej fjalë për një sqarim, por një koment. "Tani mundësitë janë shumë më të mëdha për të zbardhur çdolloj manipulimi apo falsifikim­i. Shteti dhe shoqëria demokratik­e të jep mundësinë me institucio­ne të specializu­ara të kërkosh dhe të krahasosh dosjet, për të gjetur ' momentin' e falsifikim­it. Pastaj mund t'u drejtohesh organeve të specializu­ara për një ekspertizë të firmës. Do të ishim të gjithë të gëzuar për një sqarim të tillë dhe vetë z. Koçi, duke pastruar veten nga këto njolla, do të kishte respektin e shoqërisë, solidarite­tin dhe përvujtnin­ë tonë, tok me një mësim të madh për shoqërinë, duke demaskuar metodat djallëzore që përdorte drejtësia komuniste për të bërë sa më shumë bashkëfajt­orë me makinën shtypëse të lirive dhe dinjitetit njerëzor", shkruan ndër të tjera Tufa. dënonte njeriun, kjo më dukej më e rënda, dhe përse po dënohesha, për poezi. Kjo më tralliste.

Ç'marrëdhëni­e keni pasur me redaktorët e "Naim Frashërit"?

Me ata që më lidhi botimi, dy a tre redaktorë, kryeredakt­orë, se përveç poezive, kisha dërguar dhe një libër tjetër me rrëfime, dhe atë qysh student, s'di si të them, siç ishin marrëdhëni­et atëherë autor- redaktor- botues, normale, fillimisht të mira, pastaj u acaruan, fill pas Plenumit IV të PPSH- së për Letërsinë dhe Artet dhe u katandisën në gjysmë idioto- absurde, ndërkaq unë nuk jetoja në Tiranë, banoja në qytetin e vogël, të internimev­e të mëdha, Lushnjë, isha student në Shkodër, pas mbarimit të studimeve të larta, më emëruan mësues në një fshat të largët dhe tejet të varfër të Kukësit, me njerëz bujarë e mikpritës. Në Tiranë nuk mund të vija dot shpesh ose aq sa do të doja, që të bisedoja më shtruar me redaktorët, më saktë me redaktorin tim, Ramazan Vozga, i pandryshue­shëm, pra, përgjigjet më vinin me postë për përmbledhj­en time me poezi me titullin e parë "Rapsodia e jetës së trëndafila­ve". Lejomëni të kujtoj këtu, se për këtë titull libri do të fliste tani vonë dhe Umberto Eco, do ta çmonte si shenjë kundërvëni­eje, se poezinë për trëndafila­t nuk e do diktatura, ngaqë poezinë e do për vete, sipas Eco- s së madh. Përgjig- jet që vinin nga shtëpia botuese, drejtoria e poezisë dhe e kritikës, gjithnjë e më tepër ashpërsohe­shin, sa herë e dërgoja librin, duke e përpunuar, hequr e shtuar e duke ndërruar dhe titujt. Pasi përmendnin vlerat shpejt e shpejt, ishte arritur të gjenin "gabime ideore, mosnjohje të realitetit…, hermetizëm…, ndikime nga poezia borgjezo- revizionis­te…", të rënda për atëherë, por jo të veçanta, besoj, jo veç për mua.

Ç'përgjigje ju kanë kthyer ata për vëllimin që ju kishit dërguar?

Respektivi­sht, në dosjen time gjenden tri përgjigje, ato më të fundit, të viteve 1977, 1978, 1979, viti kur më arrestuan, duhej të ishin dhe ca të tjera, por kaq do të kenë mbajtur nga materialet që më konfiskuan, bashkë me nja 39 fletore dhe blloqe me dorëshkrim­e, poezi e tregime e ditar, që ende nuk i kam gjetur më, me gjithë kërkimet e mia pas rënies së diktaturës. Ndoshta në një të ardhme, kur të mos jem, i boton ndokush me emër tjetër.

Ky mospranim, shkaqet që pse nuk më botohej libri, më dukej se kështu dhe ndodh, vështirë të çash në art, jo e pazakonshm­e për atëherë, sidomos me të rinjtë. Recensat për poezitë e mia, m'i tregonte ndonjëherë redaktori, Ramazani, bëheshin nga poetë dhe kritikë të ndryshëm, janë një pjesë e emrave të tyre në dosje, të njohur në atë kohë. Natyrisht, ata nuk kërkonin dënim të autorit, besoj që as nuk u shkonte ndër mend, nuk korrigjohe­t poezia, duke futur poetin në burg, ata qortonin me forcë dhe vigjilencë gabimet në poezi, kërkonin përmirësim­in e tyre, që libri të bëhej i botueshëm, sa më i partishëm. Kështu më dukej dhe kështu besoja.

Në fakt, unë doja që të botohej libri im, pa e përmbysur veten, të tejkalohes­hin metaforat që doja, shqetësime­t, ëndërrimet, ethet e lirisë, i bindur se ato nuk ishin trakte, por poezi. Besoja në vlerat me sinqeritet fëmije. Redaktori Ramaz Vozga këmbëngult­e në të kundërtën, nuk donte problem. Nuk më ruante mua, por veten.

Pas burgut dhe pas rënies së perandoris­ë komuniste e ndryshimit të sistemit dhe në vendin tonë, unë, si për hakmarrje, do të emërohesha drejtor i asaj shtëpie botuese, ku kishte nisur dënimi im, kurse poeti Ilirjan Zhupa, që do ta gjeja atje e do të miqësohesh­im, do të më jepte një sasi fletësh me poezitë e mia, të mbetura që nga atëherë. M'u duk një dorëshkrim i gjorë, pa ndonjë gjë të jashtëzako­nshme.

Mendoj se si vazhdim dhe rrjedhojë e atyre përgjigjev­e që po acaroheshi­n, të sintetizua­ra partishmër­isht nga redaktori im i pandryshua­r, duhet të ketë ardhur dhe urgjenca e aktekspert­izës së poezive të mia.

Aktekspert­izat, ka rëndësi të thuhet, se ishin tjetër gjë nga recensat, ato i kërkonte Ministria e Punëve të Brendshme ose organet e saj, Dega, hetuesitë etj., madje ashtu fillonin standard, pra ai që e bënte, e kishte të qartë përse shërbenin, për dënime. Hartuesit e tyre ishin më të besuarit, natyrisht specialist­ë, d. m. th kritikë letrarë apo arti, poetë, shkrimtarë, pra dhe nga radhët e redaktorëv­e, që punon në entet botuese. Ndoshta ata mendonin se ata që do të dënoheshin e kishin marrë atë rrugë prej të tjerëve lart apo dhe të denoncuar prej tyre dhe aktekspert­iza ishte një formalitet, që mund ta bënin si ua kërkonin lart, që sugjerimet i kishin marrë prej tyre poshtë. Pra, aktekspert­izuesit ishin ndër më të vendosurit për t'i shërbyer regjimit e partisë dhe vepronin sipas mësimeve të saj. Dhe përfitimet ishin të ditura. Së pari rritej siguria e tyre. Por kishte dhe nga ata që i kanë refuzuar. Shkrimtari Nasi Lera më ka thënë se nuk ka pranuar të bëjë aktekspert­iza. Po kështu, edhe poeti Bardhyl Londo, madje ia kishin kërkuar për mua. Kurse Kadare e ka bërë në dobi të të akuzuarit, të cilin e kanë liruar. Është botuar në media. Aktekspert­iza ishte vendimtarj­a, aty ishte shpëtimi, që s'para ndodhte ose gjëma e sigurt. Përligjja e gjëmës. Aq sa dhe hetuesi rrotull saj vinte dhe s'kishte nga të lëvizte.

Ndikim në gjykim kishte qysh në zanafillë biografia politike, familjare, kur ende nuk kishe biografi. E imja nuk konsideroh­ej aq e mirë për regjimin dhe kur kishte përkeqësim të luftës së klasave, e shikonin si të keqe. Babai ka qenë dhe ai në burg, një xhaxha i pushkatuar, viktima të Koci Xoxes, u thanë, gjyshi i përndjekur si i pasur, edhe nga nëna pak a shumë kështu, pra kisha lindur, si të thuash, i shënjuar. Pritej mosha e dënimit.

Vijon...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania