Panorama (Albania)

Laçi fiton ndaj Partizanit mes polemikash

Flamurtari shtang Skënderbeu­n, Kastrioti mund Kamzën për mbijetesë

-

Tirana merr një pikë me forcë, falë perlës së Uinful Kobinasë.

Nga ana tjetër, Luftëtari duhet të qajë dy pikët e humbura në kryeqytet. Ekipi i Ahmatajt bën një ndeshje pothuajse perfekte për 93 minuta, duke pasur edhe shansin e mbylljes së takimit. Një ndeshje e mbyllur në barazim 1- 1, por që mund të kishte tjetër rezultat. Gjithsesi, një pikë shprese për Luftëtarin dhe qetësi relative për Tiranën, që nëse do të kishte humbur, sigurisht do të kishte shkatërrua­r dy muaj punë gjatë 90 minutëshit të djeshëm. Luftëtari i rreshtuar mirë kërkon të mos pësojë gol, por me rastin e parë të ndërtuar shënon gol. Top nga e djathta në të majtë, ku Demo ndjek Kërçikun jep një top në gjysmëlart­ësi në qendër dhe aty Aleksi në shpejtësi gjuan menjëherë dhe 0- 1. Tirana nuk u beson syve, pasi disavantaz­hi është i rëndë. Bardheblut­ë hidhen në sulm dhe menjëherë Turtulli ka një rast të madh për të shënuar, por gjuajtja e tij është e pasaktë. Deri në minutën e 48- të kur mbyllet pjesa e parë, të dyja skuadrat luftojnë në mesfushë pa arritur pothuajse asgjë. Në minutën e 51- të, Hoxhallari merr krahun pas pasit të Imamit, kroson në qendër, aty Ngo godet me kokë, por sfera shkon mbi traun e portës. Pesë minuta më vonë Rapa ka një mundësi të artë për të shënuar, por gjuajtja e tij shkon mbi traun e portës. Minuta e 93- të Rrëmujë para zonës së Luftëtarit, topi i del rastësisht Kobinasë, me afrikanin që shkarkon një të djathtë menjëherë, duke shënuar një supergol 1- 1 dhe Tirana qetësohet.

LAÇI- PARTIZANI 1- 0

Laçi i trajnerit Besnik Prenga ka frenuar marshimin e Partizanit, i cili dje nuk diti të përfitojë për të thelluar distancën me ndjekësit. Takimi u vendos nga një episod, ku në fitoren e Laçit ndikim pati edhe asisti i gjyqtarëve. Në minutën e 11- të, gjyqtari Koçi në sinkron me asistentin Avdo, akorduan një penallti të dyshimtë për kurbinasit. Pas kontestimi­t të miqve, në të 13- ën Shtubina finalizon nga pika e bardhë. Goli i shkodranit mbeti si gjuajtja e vetme në portë për këtë ndeshje, ndonëse minutat totale të lojës ishin 98- të. Partizani me sa duket kishte harruar armatimin në shtëpi, pasi ndaj Laçit nuk kishte asnjë fishek me vete. Për 98 minuta, në asnjë rast të kuqtë nuk e dërguan topin në kuadratin portës laçiane, por edhe vendësit nuk e bënë një gjë të tillë me aksion të rrjedhshëm. Laçi mori fitoren e parë në kampionat për 2019- n, ndërsa Partizani nuk e njihte humbjen që nga transferta e Vlorës, ku më 23 nëntor 2018 u mundën 1- 0. Kjo humbje e të kuqve, që vjen pas 8 javësh kampionat, e mban akoma të hapur luftën për titullin. Teuta është 7 pikë larg "demave", ndërsa Kukësi i treti është - 8. Në transfertë­n e Laçit u pa një Partizan pa ide, me motor të fikur, me lojtarë që bënin individual­istin, sikur po luanin kalçeto, jo si një ndeshje nga e cila mund të hidhnin një hap të madh drejt titullit. Ndeshja u karakteriz­ua nga dyluftimet e ashpra, kryesisht në mesfushë dhe nga shtrirjet e ekzagjerua­ra të vendësve, të cilët arritën të administro­jnë golin e minutës së 13- të.

FLAMURTARI­SKËNDERBEU 2- 0

Flamurtari zë "mat" Skënderbeu­n me një... lëvizje. Një dëmtim i Fjoralb Deliajt në nxehmje solli aktivizimi­n e Andi Ribajt. Dhe ky ndryshim solli praktikish­t edhe fitoren. Fieraku shënoi gol dhe i dha tjetër impuls sulmit të vlonjatëve. Ai që i vendosi "vulën" këtij triumfi ishte Emiljano Musta në sekondat e fundit të shtesës, duke likuiduar një rival direkt dhe shpresuar ende për një vend në Kupat e Europës. Korçarët nga ana tjetër vinin "të dehur" nga kthesa e një jave më parë me Laçin, por në Vlorë sigluan të 7- n humbje për 8 javët e fundit. Bardhekuqt­ë e nisën të përgjumur këtë takim, aq sa për pjesën e parë nuk arritën që godisnin kurrë portën. E megjithatë, shanset për të marrë minimalish­t një pikë nga kjo transfertë ishin reale, por u ndëshkuan nga egoizmi i tepruar i Oto Xhon.

KAMZA- KASTRIOTI0- 1

Dy ish- ë, një finale mbijetese dhe një... hakmarrje. Devolli dhe Ymeraj u futën në stadiumin "Kamza" me emocionet e së shkuarës, por dolën triumfator­ë dhe me ëndrrën për të siguruar mbijetesën në Superiore. Kundërsulm vrasës dhe Ersil Ymeraj kalibron të djathtën në cepin e trekëndësh­it të Avdylit, duke realizuar një perlë për tri pikë dhe shkëputjen nga Kamza. Pas javës së 22- të, Kastrioti fiton derbin e mbijetesës dhe shpreson më shumë se kurrë, duke e lënë Kamzën 3 pikë pas dhe pa trajner, pasi Gjoka dha dorëheqjen nga kryeqyteta­sit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania