Panorama (Albania)

Mema: Unë s'luftoj për Champions, ishim një skuadër e shthurur

-

Ardian Mema, në "Supersport" u shpreh se nga skuadra kërkon vetëm mbijetesën. Për ndeshjen e djeshme pranoi se ekipi ishte i shthurur dhe ndoshta nuk meritonte më shumë se barazimi. Mema nuk ka qenë i qetë, por pa pranuar se pritshmëri­të e tij nuk janë "Champions"- i.

Barazimi u duk si një fitore në fund. Çfarë nuk funksionoi për tre pikët?

Ashtu si erdhën gjërat, jam i kënaqur me barazimin, por ekipi nuk më pëlqeu fare ekipi. Ishte i shthurur. Më pëlqeu se shënoi dhe reagoi. Në këto momente, edhe një pikë në momente euforie do të na vlejë. Kjo do na shërbejë mua dhe të rinjve, si një mësim në vazhdimësi.

Keni pasur shumë raste të humbura…

Të dyja skuadrat patën mundësi për të shënuar. Na janë bërë si ves rastet e humbura. Edhe një pikë me këtë Luftëtar të fortë, jam i kënaqur.

Duhet të punoni edhe për euforinë…

Pësimi i golit ndikon te skuadra, por një nga gjërat që u fola futbollist­ëve në pushim ishte që të ruajmë qetësinë dhe pozicionet tona natyrale. Duhet të vazhdojmë manovrat në fushë, pasi goli nuk vjen me zor. Nuk m'u përgjigjën shumë, por kjo do të më vlejë mua në vazhdimësi.

Pse aq shumë mbrojtës në pankinë?

Jo se s'kisha sulmues, por e përdor edhe Hasanin me Majkëllin drejt qendrës. Ka pasur edhe një dëmtim Muçi javës që kaloi, por do të ishte mirë ta kishim në pankinë.

Ngoja, nga një prezencë fantastike, sot( dje) ishte jashtë loje, por edhe jashtë pozicionit…

Folëm për shthurje më parë dhe një nga gjërat ishte edhe mosqëndrim­i në pozicionet natyrale. Lojtarët, kur kanë karakter sportiv, duan të marrin edhe gjëra më tepër sesa i takon. Nuk ishte vetëm Ngoja me probleme, por e gjithë skuadra nuk ishte në formën e duhur. Pasojat kanë qenë më pas, që Ngoja, Hoxhallari apo Hasani nuk dolën në lojën e tyre.

Me gjendjen e Tiranës, luani për Europë apo mbijetesë?

Unë e kam thënë që dua t'i shkëputem zonës së ftohtë. E kam thënë këtë gjë, për veten time, unë si Ard. Klubi mund të thotë s'e duam për Champions. E di shumë mirë forcën e këtij ekipi dhe si është në tabelën e klasifikim­it. Kjo ka qenë përgjigjja ime gjithë këto kohë, edhe kur ishim në pozicione më të mira.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania